Këshilla & Arsye

May 2, 2017 | 12:23

Stërvitja “mban mendjen e mprehtë”

Stërvitja e moderuar disa herë në javë është mënyra më e mirë për të mbajtur mendjen e mprehtë, nëse ju jeni mbi 50 vjeç. Ky është konstatimi i një hulumtimi, ku u rishikuan 39 studime.

1

Stërvitja në çdo moshë është e vlefshme për mendjen dhe trupin, thonë hulumtuesit australian.

Ushtrime të tilla si T’ai Chi janë rekomanduar për njerëzit mbi moshën 50 vjeç, të cilët nuk mund të menaxhojnë format e tjera më sfiduese të ushtrimit.

Aktiviteti fizik zvogëlon rrezikun e një numri të sëmundjeve, duke përfshirë diabet tip-2 dhe disa lloje kanceresh. Gjithahstu, të ushtruarit ndihmon trurin për furnizimin më të madh me gjak, oksigjen dhe lëndë ushqyese, si dhe ndihmon në formimin e neuroneve të reja.

Në një shumëllojshmëri të testeve të trurit, studiuesit gjetën prova të ushtrimit aerobik, përmirësimin e aftësive njohëse, të tilla si të menduarit, të lexuarit, të mësuarit dhe të arsyetuarit, ndërsa trajnimi i muskujve duke përdorur peshat pati një efekt të rëndësishëm në kujtesë.

2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top