Teste

May 2, 2017 | 11:47

TEST/ Cila ngjyrë e buzëkuqit është për ju?

Në sezonin e fundit, buzëkuqi është rikthyer shumë në modë në ngjyrën e kuqe klasike, por edhe në tonalitetet rozë apo natyrale. Pa përmendur këtu edhe ngjyrat e ndërmjetme: bordoja kaq e kërkuar gjatë dimrit dhe portokallija, ngjyra më klasike
stinës së bukur të verës. Por cila është ngjyra e duhur që bën për ju? Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të këtij testi.

1

1. Sa kohë i kushton grimit në mëngjes?

a. Të paktën 20 minuta
b. Më pak se 20 minuta
c. Jo më shumë se 15 minuta

2. I lyen gjithmonë buzët?

a. Po, pothuajse gjithmonë
b. Ndonjëherë
c. Pothuajse asnjëherë

3. Sa zgjat buzëkuqi yt?

a. Gjithë ditën
b. Nëse tregoj kujdes gjithë ditën
c. Disa orë

4. Produkti që nuk heq dorë?

a. Buzëkuqi
b. Lapsin e syve
c. Rimeli

5. Ç’kërkon te një buzëkuq?

a. Nurin
b. Freskinë
c. Shkëlqimin

6. Të pëlqen të lyesh buzët?

a. Po, shumë
b. Po
c. Jo dhe aq shumë

7. Si janë buzët e tua?

a. Shumë të fryra e të mëdha
b. Të mëdha
c. Normale

8. Si është grimi juaj në mbrëmje?

a. Joshës: penel për një pamje elegante
b. Klasik: laps, pluhur e rimel
c. I fortë: me pluhur në ngjyrë të errët

9. Si është stili juaj?

a. Elegant
b. Romantik
c. Rrok

10. Si i keni dhëmbët?

a. Shumë të bardhë
b. Të bardhë
c. Normal

 

PROFILI JUAJ:

Më shumë A

Ti je perfekte me buzëkuq të kuq

Të pëlqen të lyesh buzët me të kuqe të fortë. Bën mirë, pasi është kthyer në modë. Për ty, buzëkuqi ka qenë dhe do të jetë gjithmonë ai i kuqi flakë. Mund të provoni edhe të luani me variantet e tjera të së kuqes: nga bordoja për në dimër te portokallja në verë. Por kujdes të mos e ekzagjeroni me grimin e syve, i cili me ngjyrën e kuqe të buzëkuqit nuk duhet të jetë shumë i fortë.

Më shumë B

Ti je perfekte për buzëkuq rozë 

Je romantike dhe ëndërrimtare, por edhe plot nur e joshëse, ndaj zgjidh buzëkuqin rozë. Nuk është një ngjyrë e lehtë për t’u mbajtur, ndaj mos u lodh duke eksperimentuar dhe provuar edhe ngjyra të tjera.

Më shumë C

Ti je perfekte për një buzëkuq natyral

Preferon t’i japësh vlerë syve dhe pluhuri është makeup i shkëlqyer për mbrëmje, ndaj mos i lyej shpesh buzët me ngjyrë të kuqe, por nëse do t’i japësh shkëlqim buzëve, provo një buzëkuq në ngjyrë sa më natyrale dhe nude.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top