Fati e ka sjellë që jeta e tyre të kalojë në një familje edhe më të madhe se ajo që mund të kenë bashkëmoshatarët e tyre jashtë institucionit ku jetojnë. Janë jetimët, kjo shtresë sociale që për fat të keq shihet me një sy ndryshe dhe pa dhembshurinë e atyre që për një vend pune, gabimisht gjenden në vendin e duhur. Për fat të keq, dëgjojmë shpesh ankesa që vijnë nga fëmijët e këtyre institucioneve, për edukatore shtriga, ndërsa rasti përsëritet e përsëritet e gjendja mbetet në vend numëro.
Emisioni “STOP” në TvKlan ka denoncuar sot një tjetër rast dhune në një institucion mbrojtës dhe edukativ shqiptar. Bëhet fjalë për fëmijët e shtëpisë së foshnjes Vlorë, të cilët trajtohen jashtë çdo etikë sjelljeje. Kamera e fshehtë e “STOP” ka denoncuar dhunën fizike dhe verbale ndaj fëmijëve që strehohen në këtë institucion. Ja një pjesë e bisedës së transmetuar:
Punonjësja – Ik Leo ik, se do vijë Vali pastaj, të të veshë kanatiere!
Punonjësja 2 – Hajde këtu ti…!
Punonjësja – O, të keqen una…
Punonjësja 2 – Ulu aty! Një moment të gëzueshëm, ti ta kthen gëzimin
në sherr. Unë s’kam nerva sot të bëj sherr me ty Koço.
Punonjësja – Ai u dënua, se u plevitos.
Punonjësja 2 – Je fshirë ti? Merre leckën, fshihu!
Punonjësja 2 – O çuna! Do ju dënoj prapë ëëë… Po kjo Ana ku është?
Pse je aq ku*** ti, moj?!
Punonjësja 2 – Pse hë…?! Aty të rrish! M*t! Mbylle, mbylle!
Punonjësja 3 – Hajde se kanë bërë që të gjithë zhurmë, por më shumë
Fabio me Anën. I janë qepur Blerinës e s’e lënë rehat. Shoqen time,
kolegen e punës ma meruan fare.
Punonjësja 3 – Ik, o çun, o…!
Punonjësja 3 – O idiote! O sa më dhemb mesi… o idiote, o debile,
thashë se rashë…
Fëmijët jetimë ndëshkohen e thirren me epitete të neveritshme nga
punonjëset e Shtëpisë së Foshnjës, të cilat në fakt paguhen për t’iu
shërbyer.
Burimi TvKlan.al https://www.youtube.com/watch?v=a1G29k5fmmU
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.