Dëshmi

May 1, 2018 | 21:19

STOP/ Përsëriten rastet e dhunës te fëmijët, skandali prek të vegjlit e Shtëpisë së Foshnjes Vlorë

Fati e ka sjellë që jeta e tyre të kalojë në një familje edhe më të madhe se ajo që mund të kenë bashkëmoshatarët e tyre jashtë institucionit ku jetojnë. Janë jetimët, kjo shtresë sociale që për fat të keq shihet me një sy ndryshe dhe pa dhembshurinë e atyre që për një vend pune, gabimisht gjenden në vendin e duhur. Për fat të keq, dëgjojmë shpesh ankesa që vijnë nga fëmijët e këtyre institucioneve, për edukatore shtriga, ndërsa rasti përsëritet e përsëritet e gjendja mbetet në vend numëro.

stopEmisioni “STOP” në TvKlan ka denoncuar sot një tjetër rast dhune në një institucion mbrojtës dhe edukativ shqiptar. Bëhet fjalë për fëmijët e shtëpisë së foshnjes Vlorë, të cilët trajtohen jashtë çdo etikë sjelljeje. Kamera e fshehtë e “STOP” ka denoncuar dhunën fizike dhe verbale ndaj fëmijëve që strehohen në këtë institucion. Ja një pjesë e bisedës së transmetuar:

Punonjësja – Ik Leo ik, se do vijë Vali pastaj, të të veshë kanatiere!

Punonjësja 2 – Hajde këtu ti…!

Punonjësja – O, të keqen una…

Punonjësja 2 – Ulu aty! Një moment të gëzueshëm, ti ta kthen gëzimin

në sherr. Unë s’kam nerva sot të bëj sherr me ty Koço.

stop1

Punonjësja – Ai u dënua, se u plevitos.

Punonjësja 2 – Je fshirë ti? Merre leckën, fshihu!

Punonjësja 2 – O çuna! Do ju dënoj prapë ëëë… Po kjo Ana ku është?

Pse je aq ku*** ti, moj?!

Punonjësja 2 – Pse hë…?! Aty të rrish! M*t! Mbylle, mbylle!

Punonjësja 3 – Hajde se kanë bërë që të gjithë zhurmë, por më shumë

Fabio me Anën. I janë qepur Blerinës e s’e lënë rehat. Shoqen time,

kolegen e punës ma meruan fare.

Punonjësja 3 – Ik, o çun, o…!

Punonjësja 3 – O idiote! O sa më dhemb mesi… o idiote, o debile,

thashë se rashë…

Fëmijët jetimë ndëshkohen e thirren me epitete të neveritshme nga

punonjëset e Shtëpisë së Foshnjës, të cilat në fakt paguhen për t’iu

shërbyer.

Burimi TvKlan.al https://www.youtube.com/watch?v=a1G29k5fmmU

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top