Këshilla & Arsye

March 8, 2017 | 9:00

Stresi, disa këshilla efikase për ta menaxhuar

Jetojmë në një botë të pushtuar nga stresi. Ritmi dhe kompleksiteti i jetës moderne ka ndryshuar aftësinë tonë për të jetuar shëndetshëm të tashmen. Midis punës, familjes dhe angazhimeve të tjera, ju mund të ndiheni shumë të stresuar. Ndaj duhet të lini mënjanë të gjitha ato për t’u përqendruar te shëndeti juaj mendor.

Mënyra më e mirë për të menaxhuar stresin është të mësoni strategjitë për ta përballuar me anë të disa këshillave:

2

SHKRUAJENI ATË: Për 10-15 minuta në ditë hidhni në letër ngjarjet që ju shqetësojnë apo mërzisin. Kjo ju ndihmon të gjeni se çfarë po e shkakton stresin tuaj dhe se sa i stresuar ndiheni.

FLAKENI NGA JETA JUAJ: Bisedoni, qeshni, qani dhe shprehni zemërim kur keni nevojë. Të folurit me miqtë, familjen apo një profesionist për ndjenjat tuaja është një mënyrë e shëndetshme për lehtësimin e stresit.

BËNI DIÇKA QË JU PËLQEN: Merrni kohë për të bërë diçka që ju pëlqen dhe mund t’ju ndihmojë të relaksoheni. Ndiqni një hobi si kopshtaria, një veprimtari krijuese, një zanat, art apo diçka që gjithmonë e keni dëshiruar, duke ju ndihmuar të fokusoheni në prioritete të tjera.

USHTRIMET: Lëvizja e rregullt është një nga mënyrat më të mira për të menaxhuar stresin. Mënyra më e mirë për ta filluar është ecja, por edhe aktivitetet e tjera si punët e shtëpisë mund të lehtësojë stresin. Qëndrimi shtrirë gjithashtu mund të lehtësojë tensionin e muskujve.

GJENI MËNYRA ÇLODHËSE: Ushtrimet e frymëmarrjes, relaksimi i muskujve, muziko-terapi, masazh dhe joga e kombinuar me meditim mund të ndihmojnë dukshëm në lehtësimin e stresit.

GJENI EKUILIBRIN:Mbi të gjitha është e rëndësishme të vendosni ekuilibrin midis nevojave personale, punës dhe familjes. Kjo nuk është e lehtë, por mund të rishikoni mënyrën se si shpenzoni kohën tuaj. Ndoshta ka gjëra që jo medoemos duhet t’i bëni.

MOTIVIMI: Në jetë ka disa lloj motivimesh. Shumë njerëz e gjejnë atë te familja ose miqtë, puna, ana shpirtërore ose puna vullnetare. Bëni atë që ju përmbush.

FLINI GJUMË MJAFTUESHËM: Trupi juaj rilind nga streset e ditës teksa ju jeni duke fjetur. Nëse shqetësimet nuk ju lënë të flini, shënojini ato në një tablet apo celular dhe mbajini larg shtratit tuaj.

ADOPTONI ZAKONE TË SHËNDETSHME: Mbani një dietë të shëndetshme, kufizoni konsumimin e alkoolit dhe duhanit. Qëndrimi i shëndetshëm është mbrojtja më e mirë kundër stresit.

MERRNI MBËSHTETJE: Mbështetja nga familja, miqtë apo komuniteti që ju rrethon është një faktor i madh në përjetimin e stresit. Mbështetje do të thotë të keni dashurinë, besimin dhe këshillat e të tjerëve. Ajo mund të jetë koha ose paratë. Mund të jetë e vështirë të kërkoni ndihmë, por duke u sjellë kështu, s’do të thotë se jeni të dobët.

PËRBALLUNI ME MENDIMET NEGATIVE: Ndjesitë jopozitive mund të bëjnë që ju të ndiheni të frikësuar, të pasigurt, në ankth ose depresion, duke ulur vetëvlerësimin. Stresi është përgjigjja e trupit tuaj ndaj mendimit negativ. Ndaj, përballja me këto mendime negative, duke ndryshuar mënyrën se si ju i shihni gjërat, mund të ndihmojë në uljen e stresit.

/Panorama/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top