FB

December 5, 2024 | 7:17

Stresi i festave? Pesë veprime konkrete për të menaxhuar sa më mirë veten

 

Nga Fotjon Dorre, psikolog klinik

 

Pushimet janë të bukura, por për një pjesë të njerëzve mund të jenë stresuese. Sa herë që keni nevojë për të mbështetur veten, merrni një moment për të reflektuar dhe qëndroni të ekuilibruar kur jeta ndihet e mbingarkuar.

stresi-pushime-fundvit

Përvojat stresuese janë një pjesë normale e jetës dhe “përgjigjja ndaj stresit” është një mekanizëm mbijetese që na nxit të reagojmë ndaj kërcënimeve. Për t’ju ndihmuar, ekzistojnë pesë gjëra të shpejta me veprimeve konkrete, që mund të bëni për të filluar të menaxhoni stresin e tepërt me të cilin po jetoni aktualisht. Por po shpjegohet pak edhe për shkencën që qëndron pas secilës teknikë.

 

1.Qetësoni veten – Mbushuni me frymë ngadalë për katër sekonda, mbajeni frymën në mushkëri për katër sekonda dhe më pas nxirreni frymën. Pastaj merrni dhe mbajeni frymën për gjashtë sekonda. Përsëriteni 10 herë.

Pse funksionon? Ngadalësimi i frymëmarrjes i lejon trupit tonë të rikalibrohet dhe ul nivelet e eksitimit fiziologjik.

2.Fokusohuni te vetja – Ngadalësoni mendimet tuaja të mbingarkuara duke numëruar mbrapsht me tre në mendjen tuaj duke filluar nga 100 (100, 97, 94, etj.).

Pse funksionon? Përqendrimi në një mënyrë të strukturuar dhe angazhimi i trurit tuaj në një detyrë shpërqendruese mund të prishë modelet e padobishme.

3.Qetësoni veten – Një nga një, tendosni çdo grup muskujsh në trupin tuaj për 10 sekonda dhe më pas lëshojeni. Vini re se si ndiheni kur i lini muskujt tuaj të relaksohen dhe të ndieni tensionin që largohet nga trupi juaj.

Pse funksionon? Relaksimi aktiv i muskujve mund të rrisë energjinë dhe fleksibilitetin, duke na ndihmuar të ndihemi më të qetë.

4.Tokëzoni veten, vihuni në kontakt me mjedisin rrethues – Bëni një skanim të shpejtë të trupit tuaj dhe vini re ajrin përreth jush dhe çdo sipërfaqe që po prekni. Nëse është e mundur, mbyllni sytë dhe përqendrohuni te ndjesitë, sipërfaqet që prekni dhe temperaturën përreth.

Pse funksionon? Përqendrimi në mjedisin tonë fizik na ndihmon të përshtatemi më shumë me detajet dhe të bëjmë vlerësime më të balancuara të mjediseve tona.

5.Festoni arritjet tuaja – Jeni duke u përballur me sfida të mëdha. Mendoni për tre gjëra që shkuan mirë sot. Nëse kanë përfshirë një person tjetër, jini mirënjohës dhe falënderojini ata sa herë që është e mundur.

Pse funksionon? Të ngadalësosh për të njohur edhe sukseset e vogla mund të rrisë ndjenjën tonë të kontrollit mbi mjedisin tonë dhe të na ndihmojë të mbështesim të tjerët në mënyrë më efektive.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top