Këshilla & Arsye

July 23, 2018 | 12:50

Stresi shkaktar i prishjes së dhëmbëve

Nëse ekzistojnë predispozita për sëmundjen e mishit të dhëmbëve apo infeksionin e zgavrës së gojës, vështirësitë mund të përkeqësohen nëse çdo ditë përjetojnë situata stresuese.

Mbase tingëllon e pabesueshme, aq më parë në kontekstin e listës gjithnjë e më të gjatë të sëmundjeve për të cilat shkaktar është stresi, por edhe shumë probleme stomatologjike të shkaktuara nga nervozizmi dhe stresi.

Ekzistojnë disa probleme të shpeshta me dhëmbët, për të cilat rrallë mendohet që kanë lidhje me gjendjen psikike të pacientit:

Bluarja e dhëmbëve

Më së shpeshti bluarja ndodh pa vetëdije dhe gjatë gjumit. Nëse vëreni që dhëmbët gjithnjë e më shumë shkurtohen dhe bëhen “të tejdukshëm” në vende të caktuara, me siguri është e nevojshme goma me të cilat bluarja e tyre do të bëhet e pamundur.

Kafshoni pjesën e brendshme të faqes

Për disa njerëz kjo shprehi është zhvilluar si mënyrë për ballafaqim me stresin. Akupunktura apo hipnoza janë trajtime, të cilët mund të përdoren për eliminimin dhe pengimin e kësaj shprehie.

Gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve

Kjo me siguri është shenjë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve (gingivitis apo periodontoza), e cila është shkaktuar apo përkeqësuar nga stresi. Stresi gjithashtu mund të jetë shkaktar, sepse ia pamundëson trupit që të luftojë kundër infeksioneve. Këtu mund të ndihmojnë antibiotikët dhe shërimi i hollësishëm.

Dhembja në nyja të nofullave

Në disa raste nevojitet trajtimi i nofullës, sikurse është splinti special apo botoksi, në mënyrë që muskuli të lirohet.

Problemi me kanalet në rrënjët e dhëmbëve

Këtu stresi është gjithashtu shkaktar, sepse ky problem shfaqet shpesh te njerëzit të cilët bluajnë dhëmbët dhe të cilëve nervat e dhëmbëve u janë ekspozuar. Pastrimi i kanaleve është i obligueshëm.

Era e keqe

Thartirat e stomakut mund të grumbullohen kur jeni vazhdimisht nën stres dhe çojnë deri te refluksi i cili shkakton erën e keqe.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top