Studim

February 13, 2018 | 15:26

Studim / Alkooli dëmton më shumë se kanabisi

Sipas një studimi të ri alkooli dëmton trurin më shumë se kanabisi.

Ndryshe nga pijet alkoolike, kanabisi nuk ndikon në madhësinë apo integritetin e materies së bardhë apo gri në tru. 

Materia gri mundëson që truri të funksionojë ndërsa e bardha kontrollon komunikimin midis grupeve nervore.

“Ndërsa marihuana mund të ketë edhe disa pasoja negative, përfundimisht nuk është aspak pranë pasojave negative të alkoolit,”-tha autori i studimit, profesor Kent Hutchison nga Universiteti i Kolorados Boulder.

Megjithatë shkencëtarët shtojnë se hulumtimet mbi efektet mentale të kanabisit janë ende shumë të kufizuara.

“Veçanërisht mbi përdorimin e marihuanës, dimë shumë pak se sa impakt ka tek truri.”

Në SHBA, 44 % e njerëzve të moshës 12 vjeç e lart kanë përdorur kanabis të paktën një herë në jetën e tyre.

Uashingtoni, Oregoni, Kalifornia, Alaska dhe Kolorado kanë legalizuar marihuanën për përdorim mjekësor ose rekreacion.

Burimi / oranews.tv

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com