Këshilla & Arsye

February 13, 2018 | 15:38

Nga Adelina Pjetra / Çfarë është Hipervigjilenca?

 

Hipervigjilenca është një gjendje e rritjes/shtimit të alarmit. Nëse jeni në një gjëndje të hipervigjilencës, ju jeni jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj mjedisit tuaj.

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni vigjilentë ndaj çdo rreziku të fshehur, qoftë nga njerëzit e tjerë ose nga mjedisi. Shpesh, këto rreziqe nuk janë reale.

Hipervigjilenca mund të jetë një simptomë e kushteve të shëndetit mendor , duke përfshirë:

çrregullimin e stresit post-traumatik(PTSD)

çrregullime të ankthit

skizofrenia

Të gjitha këto mund ti shkaktojnë trurit dhe trupit tuaj që të jenë gjithmonë në gatishmëri të lartë. Hipervigjilenca mund të ketë një efekt negativ në jetën tuaj. Mund të ndikojë në mënyrën se si bashkëveproni me të tjerët, ose mund të inkurajojë paranojën.

SIMPTOMAT E HIPERVIGJILENCËS

Ka disa simptoma fizike, sjellore , emocionale dhe mendore që mund të vijnë me hipervigjilencën:

Simptomat fizike

Simptomat fizike mund të ngjajnë me ato të ankthit. Këto mund të përfshijnë:

djersitje

rrahje të shpejta të zemrës

Frymëmarrje e shpejtë, ose e pakët

Me kalimin e kohës, kjo gjendje konstante e alarmit mund të shkaktojë lodhje dhe rraskapitje.

Simptomat sjellore.

Simptomat e sjelljes përfshijnë reflekset e hedhjes (kërcen menjëherë ndaj një stimuli ) dhe reagimet e shpejta,reagim si këputje gjunjësh ndaj mjedisit tuaj . Nëse jeni hipervigjilent , mund të mbi-reagoni nëse dëgjoni një zhurmë të madhe ose nëse e keqkuptoni deklaratën e një kolegu si të pa sjellshme. Këto reagime mund të jenë të dhunshme ose armiqësore në një përpjekje të perceptuar si mënyrë për të mbrojtur veten.

Simptomat emocionale

Simptomat emocionale të hipervigjilencës mund të jenë të rënda. Këto mund të përfshijnë:

ankth i rëndë, në rritje

frikë

panik

shqetësim që mund të bëhet i vazhdueshëm

Ju mund ti frikësoheni  gjykimit të bërë nga të tjerët, ose ju mund t’i gjykoni të tjerët shumë ashpër. Kjo mund të zhvillohet me mendime bardh e zi, në të cilat ju i gjeni gjërat; ose absolutisht të drejta ose absolutisht të gabuara. Ju gjithashtu mund të bëheni emocionalisht të tërhequr. Ju mund të përjetoni ndryshime-luhatje të humorit ose shpërthime të emocioneve.

Simptomat mendore

Simptomat mendore të hipervigjilencës mund të përfshijnë paranojën. Kjo mund të shoqërohet me racionalizimin për të justifikuar hipervigjilencën. Gjithashtu mund të jetë e vështirë për ata që përjetojnë hipervigjilencë të shpeshtë, si ato që vuajnë nga PTSD, që të arrijnë të flenë mirë.

Simptoma afatgjata

Nëse përjetoni hipervigjilencë periodike, ju mund të filloni të zhvilloni sjellje për të qetësuar ankthin tuaj ose për të luftuar kërcënimet e perceptuara. Nëse keni frikë nga sulmi apo rreziku, për shembull, ka mundësi që ju të filloni të mbani me vete një mjet për tu mbrojtur. Nëse keni ankth të rëndë social, ju filloni të mbështeteni në ëndrra me sy hapur për të mos marrë pjesë në evente. Këto simptoma mund të rezultojnë me izolim social dhe marrëdhënie të dëmtuara.

SHKAQET E HIPERVIGJILENCËS

Hipervigjilenca mund të shkaktohet nga kushte të ndryshme të shëndetit mendor:

Ankthi

Ankthi është një nga shkaqet më të zakonshme të hipervigjilencës. Nëse ke çrregullim të ankthit të përgjithësuar, mund të jesh tepër hipervigjilent në situata ose mjedise të reja me të cilat nuk ke familjaritet.

Nëse keni ankth social, ju mund të bëheni hipervigjilent  në prezencë të të tjerëve, veçanërisht ndaj njerëzve të rinj që ju rrethojnë ose ndaj njerëzve që ju nuk keni besim.

PTSD

Çrregullimi i stresit post -traumatik është një tjetër shkak i zakonshëm i hipervigjilencës. PTSD mund të shkaktojë që ju të jeni të tensionuar. Ju mund të skanoni vazhdimisht zonën përreth jush për kërcënime të perceptuara.

Skizofrenia

Gjithashtu edhe skizofrenia mund të shkaktojë hipervigjilencë. Hipervigjilenca mund të përkeqësojë simptoma të tjera të kësaj gjëndjeje, si p.sh paranoja apo haluçinacionet.

NGACMUESIT (TRIGGERS) E ZAKONSHËM

Ka disa ngacmues më të zakonshëm që mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në episode hipervigjilence. Këto përfshijnë:

të ndjerit në kurth/i bllokuar ose klaustrofobik

të ndjerit i braktisur

dëgjimi i zhurmave të forta me volum të lartë (veçanërisht nëse janë të papritura ose të ngarkuara emocionalisht), që mund të përfshijë të bërtiturën, argumente të ndryshme, dhe sulme të papritura fjalësh

të parashikuarit e dhimbjes, frikës, ose gjykimit

të ndjerit i gjykuar ose jo i mirëpritur

të ndjerit e dhimbjes fizike

të ndjerit e distresit emocional

të ri-kujtuarit e traumave të kaluara

të qëndruarit përreth sjelljeve rastësore , kaotike e të tjerëve

Trajtimi i Hipervigjilencës

Për të trajtuar hipervigjilencën, mjeku juaj do të përcaktojë shkakun themelor të gjëndjes. Trajtimi mund të jetë i ndryshëm në varësi të asaj që e shkakton. Në përgjithësi mjeku juaj  do t’ju referojë tek një psikolog ose psikiatër.

TERAPIA PSIKOLOGJIKE

Cognitive behavioral therapy (CBT):  CBT shpesh është shumë efektive për të ndihmuar në trajtimin e ankthit. Në seancat e CBT, ju do të flisni për përvojat tuaja të kaluara, si dhe për problemet dhe frikën tuaj aktuale. Psikoterapisti  juaj do t’i udhëheqë këto biseda. Ai/ajo  mund t’ju ndihmojë të identifikoni se çfarë e shkakton hipervigjilencën tuaj dhe si të merreni me të.

Exposure therapy:  Terapia e ekspozimit mund të jetë e dobishme nëse keni PTSD. Terapia e ekspozimit ju lejon të përballeni në mënyrë të sigurt me frikën dhe kujtimet e traumës në mënyrë të ngadaltë dhe në mënyrë që të mund të mësoni se si të menaxhoni flashbacks dhe ankthin.

Eye movement desensitization and reprocessing (EMDR):  EMDR kombinon terapinë e ekspozimit me udhëheqjen e lëvizjeve të syve . Kjo mund të ndryshojë përfundimisht se si ju reagoni ndaj kujtimeve traumatike.

Mjekimi farmakologjik

Rastet e rënda të ankthit dhe PTSD mund të kërkojnë trajtim më intensiv, duke përfshirë medikamente me recetë. Medikamentet mund të përfshijnë:

antidepresantë

beta bllokues

medikamente që nuk shkaktojnë varësi anti-ankth, si buspirone

Skizofrenia gjithashtu mund të trajtohet me medikamente , si psh antipsikotikë.

PËRBALLJA(PËRBALLIMI ) ME HIPERVIGJILENCËN

Nëpërmjet terapisë psikologjike, ju mund të mësoni mënyra të reja për të përballuar episodet e hipervigjilencës dhe të ankthit. Këtu janë disa strategji që mund të ndihmojnë:

Qëndroni të qetë , dhe merrni frymë thellë dhe ngadalë

Kërkoni për fakte objektive në një situatë, para se ju të reagoni.

Ndaloni, pushoni për pak para se të reagoni.

Njihni frikërat apo emocionet e forta , por mos u zhytni në to.

Bëhuni

Vendosni kufij me të tjerët por edhe me veten.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com