Studim

July 3, 2018 | 14:10

Studim / Aspirina ju mbron nga demenca

Një studim i fundit ka gjetur se aspirina mund të ulë rrezikun e Alzheimer-it dhe të ngadalësojë përparimin e saj tek të sëmurët.

Në eksperimentet e minjve, mjaftoi edhe një dozë e ulët aspirinë për të shkatërruar proteinat toksike që vrasin neuronet në tru. Për vite me radhë, shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë se si të aktivizojnë qelizat e pastrimit në tru për të hequr mbeturinat dhe potencialisht ta ngadalësojnë sëmundjen.

Tani, ekipi në Universitetin Rush University Medical në Çikago, kanë gjetur se përgjigja qëndron në qetësuesin popullor. Ata shpresojnë që të njëjtat rezultate të gjenden edhe tek njerëzit – duke identifikuar një rol të ri për një nga medikamentet më të përdorura në botë.

Aktualisht, nuk ka trajtim efektiv për parandalimin ose ndalimin e sëmundjes,” tha profesor Kalipada Pahan, neurolog në Rush.

‘Karakteristikat kryesore neuropatologjike përcaktuese janë depozitimi i pllakave senile ekstra-qelizore të përbëra nga agregate beta amiloidike toksike dhe formimi i tangles intra-qelizore neuro-fibrilare me origjinë nga proteinat tau’.

Miliona njerëz marrin një dozë të ulët të ‘ilaçit çudibërës’ për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të çmendurisë, kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Zvogëlon inflamacionin, procesi trupor që shkakton sëmundjet më të rrezikshme për jetën. Studimi i ri zbuloi se aspirina mund të përdoret për të pastruar beta amiloidin nga hipokampusi, shtresa  gri që kontrollon kujtesën.

Shkaqet e sakta të Alzheimer-it dhe çfarë e bën përparimin e sëmundjes, janë të panjohura. Por është rënë dakord se ndërtimi toksik i beta amiloidit – veçanërisht brenda hipokampusit – është një mekanizëm kryesor.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top