Mirëqenie

July 3, 2018 | 13:46

Këshilla për një nxirje të menjëhershme dhe të shëndetshme

Vera erdhi dhe ajo që të gjithë kërkojnë me siguri është një nxirje e shpejtë dhe e qëndrueshme. Po si të nxihemi sa më shpejt? Më poshtë do ju zbulojmë pesë sekrete dhe këshilla të cilave duhet t’u përmbaheni.

Një lëkurë e nxirë ju bën të ndiheni më të bukur, por mos harroni se ju duhet njëkohësisht edhe ta mbroni atë nga rrezet e diellit, duke aplikuar kremin mbrojtës, sepse rrezet UVA dhe UVB mund të jenë të dëmshme dhe çojnë në djegie, skuqje apo irritim, deri në kancer të lëkurës.

Përgatitni lëkurën ndaj diellit

Mos e nënvlerësoni, lëkura është themelore për të arritur nxirjen e dëshiruar. Mbajeni lëkurën të pastër e të hidratuar duke bërë skrab një herë në javë do të ndihmojë zhdukjen e qelizave të vdekura. Në këtë mënyrë nxirja e lëkurës do të jetë e qëndrueshme dhe uniformë.

Të ushqyerit

Ushqehuni në mënyrë të pasur e shëndetshëm, me ushqime të cilat stimulojnë melatoninën. Ushqime të pasura me vitaminat A, C dhe E, janë frutat e detit, majdanozi, rukola, spinaqi, brokoli dhe kungulleshkat. Mbi të gjitha, ushqehuni me karota sepse janë të pasura me beta-karoten i cili i jep pigment lëkurës. Këshillohet të hani gjashtë copë ose dy gota lëng karote.

Merrni rreze pranë ujit

Të qëndroni pranë pishinës ose bregdetit përshpejton nxirjen e lëkurës. Uji reflekton rrezet diellore me një intensitet të dyfishtë.

Zgjidhni orarin e duhur për t’u ekspozuar në diell

Duhet të shmangni të ekspozoheni në diell në oraret e dëmshme 10-16. Por, duke qenë se edhe nxirja mund të jetë më e madhe nga rrezet intensive, atëherë dilni në diell vetëm një gjysmë ore të shoqëruar me krem mbrojtës, midis orës 12-14.

Hidratimi

Pasi të kaloni një ditë në pishinë ose në det është e rëndësishme të aplikoni një krem hidratues, do ju ndihmojë që të ruani nxirjen sa më gjatë dhe do ju mbrojë prej të rrjepurit të lëkurës.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top