Studim

May 11, 2020 | 8:49

Studim / Ata që kanë fëmijë janë më të lumtur, vetëm kur largohen nga shtëpia

Nëse shkenca thotë kështu, ne mund ta besojmë: ata që kanë fëmijë janë më të lumtur, por vetëm kur nuk janë më në shtëpi. E gjen veten në këtë deklaratë? Nëse po, mos u ndjeni aspak keq sepse me sa duket është një ndjenjë e zakonshme që zhvillohet pikërisht kur fëmijët bëhen të rritur dhe ecin vetë në jetë.

Shpesh dëgjojmë për sindromën e foleve boshe, atë moment kur fëmijët tanë rriten dhe janë gati të largohen nga shtëpia. Kur kjo ndodh ne ndjehemi të ndarë në gjysmë, nga njëra anë duhet të luftojmë kundër vetmisë dhe melankolisë që na sulmon, shtëpisë së zbrazur dhe arrijmë të kuptojmë se edhe diskutimet më të vogla, ato që dikur na shkaktonin mërzi, në të vërtetë na mungojnë. Nga ana tjetër, kemi më shumë kohë për veten dhe marrëdhënien në çift dhe në mënyrë të pashmangshme jemi në një fazë të re të jetës.

Ne gjithashtu duhet të marrim në konsideratë një aspekt tjetër, atë të kënaqësisë personale që përjetojmë kur kuptojmë se fëmijët tanë tani janë të rritur. Ti shohësh ata të rritur personalisht dhe profesionalisht na bën të jemi krenarë që jemi prindër.

Ekspertët nga Universiteti i Heidelberg thanë se prindërit që kanë fëmijë të rritur dhe larg shtëpisë janë më të kënaqur. Hulumtimi u krye në një mostër prej 55,000 prindër nga e gjithë Evropa dhe mbi moshën 50 vjeç. Sipas analizave, ekziston një lidhje e qartë midis nivelit të kënaqësisë së personave të ekzaminuar dhe faktit që fëmijët janë larg shtëpisë.

Në fakt, kur fëmijët tanë bëhen të pavarur dhe autonom, niveli i kënaqësisë personale rritet, për më tepër foleja e zbrazët, ul nivelin e stresit tek prindërit. Një studim i ngjashëm është kryer edhe në Shtetet e Bashkuara i cili ka konfirmuar se prindërit me fëmijë larg shtëpisë kanë 5% më shumë të ngjarë të jenë të lumtur.

Shkurt, kur të vijë ajo ditë, ne vetëm duhet të buzëqeshim për fëmijët tanë, tashmë të rritur dhe të shijojmë këtë fazë të dytë të jetës. Si do të jetë? Këtë nuk mund ta dimë, ajo që është e sigurt është se dashuria mes nënës dhe fëmijës do të jetë edhe më e fortë se më parë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top