Këshilla & Arsye

May 11, 2020 | 9:06

Nga Lira Gjika / Fëmijët kërkojnë gjithmonë diçka të re

Prindërit dhe fëmijët e shohin botën dhe e përftojnë atë, në mënyra krejt të ndryshme. Shijet janë krejtësisht të kundërta. Ato, që për të rriturit duken të bukura, te fëmijët, nuk ndodh i njëjti efekt. Fëmija pëlqen një gjë, që i vë mendjen në punë, që i nxit kureshtjen, që e nxit të lëvizë si me trup, po ashtu edhe me mendje.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kështu, mjediset e fëmijëve, nuk duhen organizuar me shijet e të rriturve. Të rriturit kërkojnë qetësi, ndërsa fëmijët kërkojnë lëvizjen. P.sh, vizatimet në muret e dhomave të fëmijëve, apo mjedise fëmijësh, u bëjnë më shumë dëm, sesa i kënaqin, pasi ato nuk ndryshojnë.

Fëmijët kërkojnë gjithmonë diçka të re, për të njohur e zbuluar, po u ofruam gjëra të pandryshueshme, është të biesh ndesh me fiziologjinë e fëmijës, që është gjithë kohën në lëvizje dhe në transformim. Po ju ofruam gjëra fikse, fantazia e tyre do të ngurtësohet dhe nuk do të arrijë atë zhdërvjelltësi, që i duhet të verë mëndjen në punë, që nesër të jetë një i rritur, i zoti dhe dinjitoz dhe jo një njeri i vjetëruar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top