Sipas një studimi të ri, njerëzit besimtar të vetmuar ndihen më pak të izoluar apo të depresionuar sesa ateistët e vetmuar, sepse gjejnë mbështetjen në Perëndi.
Për njeriun marrëdhëniet janë të rëndësishme që të ndihen të motivuar, të lidhur dhe të japin ndjenjën e një qëllimi.
Hulumtimet e reja nga psikologët në Universitetin e Miçiganit tregojnë se, ndër ata që ndihen të vetmuar, ata që besojnë në Zot kanë më pak gjasa të humbasin vullnetin për të jetuar, sepse besimi i tyre e mbush atë zbrazëti.
Sipas autorit kryesor, Todd Chan, Perëndia mund të shihet si një mik për të gjithë. Ky është konkluzioni i tij nga tre studime të veçanta ku u përfshinë 19 mijë e 775 njerëz, që u botua javën e kaluar në Jorunal of Personality.
Çdo person u anketua mbi miqësitë, besimet fetare, ndjenjat e vetmisë dhe ndjenjën e qëllimit apo motivimit.
Për ata që nuk ishin të vetmuar, besimi nuk pati një ndikim të rëndësishëm në nivelet e tyre të lumturisë, ndjenjës së përkatësisë apo qëllimit. Sidoqoftë, ata që mendoni se nuk kishin shumë miq, patën përfitime të forta “nga nxitja e fesë dhe kthimi ndaj Zotit… kur nuk kanë lidhje shoqërore mbështetëse”
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.