Studim

February 2, 2018 | 12:05

Studim / Bajamet ndihmojnë kundër diabetit

Një studim i Universitetit të New Jersey-t tregon se si konsumimi i një dorë bajamesh në ditë ndihmon kundër shfaqjes së sëmundjes së diabetit të tipit 2.

Nga ky lloj diabeti vuajnë ata persona që kanë nivel glukoze në gjak më të lartë se sa normalja, por nuk quhen të sëmurë. Studiuesit kanë nënshtruar 65 pacientë me dy dieta të ndryshme. Dieta e grupit të parë parashikonte konsumin e një sasie të caktuar bajamesh çdo ditë.

Në fund, personat që ishin në grupin e parë shfaqnin nivel më të mirë të glukozës në gjak dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj insulinës dhe përqindje më të ulët të kolesterolit “të keq”.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 121

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top