Studim

August 27, 2020 | 8:18

Studim / Covid-19 ndikon negativisht tek individët me çrregullime të ngrënies

Studiuesit kanë zbuluar se pandemia Covid-19 ka një ndikim të thellë dhe negativ tek individët me çrregullime të ngrënies.

Ndërsa është e qartë se virusi është duke pasur një efekt domethënës në popullatën globale, studimi i fundit tregon se pandemia shkakton sfida shtesë, unike për individët me çrregullime të ngrënies.

Rezultatet tregojnë që ndryshimet në jetën e përditshme si rezultat i bllokimit dhe distancimit shoqëror mund të kenë një ndikim të dëmshëm në mirëqenien e një individi.

Studimi tregon ndikime në mirëqenien psikologjike, përfshirë ulje të  vetëkontrollit, stres dhe izolim social. Ekipi i hulumtimit paralajmëron se pasojat e virusit tek individët me çrregullim të të ngrënit gjatë pandemisë mund të jenë të rënda, duke bërë që gjendja e disa njerëzve të përkeqësohet edhe më tepër.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top