Marrëdhënie

August 27, 2020 | 8:13

Teknika për lumturinë në çift

Në fillimet e dashurisë është shumë e lehtë të hidhni pas krahëve shumë gjëra, që në fakt mund të jenë problematika të mundshme. Por mjafton që të kalojë pasioni i fillimit të lidhjes dhe ja ku dalin në pah të gjitha: nga xhelozia te ndjesia që ai e merr çdo gjë si të mirëqenë në lidhjen tuaj.

Nëse është normale që të ketë fërkime në çift, është po aq thelbësore që të gjeni mënyrën e duhur për t’i përballuar ato. Sepse çdo gjë mund të rregullohet, edhe pse asnjëherë si në ditët e sotme, ruajtja e stabilitetit nuk ka qenë kaq e vështirë në një lidhje. Për t’ia dalë mbanë është e rëndësishme të mësoni të joshni në mënyrën e duhur dhe të vazhdoni ta bëni përgjatë kohës.

Ndaj, kemi përzgjedhur disa hapa që të ruani të fortë lidhjen tuaj.

  1. Evitoni kritikat

Kushti i parë për një marrëdhënie të mirë me partnerin është respekti reciprok; nuk do të thotë të jeni të edukuar dhe të sjellshëm çdo ditë, por kur grindeni duhet të evitoni fjalët e thëna pa menduar mirë. Një fjalë shumë e fortë ose një kritikë e rëndë mund të ketë efekte të dëmshme edhe shumë kohë më pas.

  1. Jini më tolerantë

Një dozë e mirë tolerance është thelbësore për një marrëdhënie afatgjatë. U ndodh të gjithëve të gabojnë ose të sillen në mënyrë jo korrekte. E rëndësishme është të mësoni të kontrolloni reagimet tuaja përballë këtyre sjelljeve dhe të jeni më të mirëkuptueshëm.

  1. Flisni dhe dëgjoni

Nëse dëshironi që lidhja juaj të rritet e zhvillohet, është e domosdoshme t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit. Tregojini se kur ai flet jeni duke e dëgjuar, ndërprisni çfarë jeni duke bërë, sepse nëse partneri ka ndjesinë se nuk po e dëgjoni do të mbyllet në vetvete e nuk do të hapet më me ju. Mos e ndërprisni kur ai ju flet, por herë pas here bëjini ndonjë pyetje për të kuptuar më shumë.

  1. Thuajini jo xhelozisë

Xhelozia e tepërt në një marrëdhënie e hedh në erë atë, ndaj duhet të pyesni veten se cila është baza e frikës suaj, çfarë ju bën të ndiheni xhelozë. Siç ndodh shpesh, xhelozia është një mënyrë për të kontrolluar partnerin dhe për ta mbajtur fort pas vetes, por duhet të ndryshoni, duke mësuar të mposhtni obsesivitetin.

  1. Jini në formë

Sa më e mirë të jetë forma juaj fizike, aq më të kënaqur jeni nga vetja dhe aq më e bukur do të jetë jeta seksuale. Shumë studime konfirmojnë se sa më shumë aktivitet të rregullt fizik të bëni, aq më shumë do të përmirësohet lidhja juaj e dashurisë.

  1. Kultivoni misterin

Të mbani për vete pak mister, është shumë e rëndësishme në një lidhje, edhe sepse nëse mendoni se dini çdo gjë për partnerin, rrezikoni që të mërziteni prej tij. Keni nevojë për ndryshim, risi dhe mister, që të ruani gjallë shkëndijën e joshjes. Duhet të mësoni që sa herë të joshni, ta bëni sikur të jetë një gjë e re, dhe thyeni sa më shumë rutinën.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top