Sipas një studimi të publikuar në revistën “Lancet”, efekti i një aspirine në ditë përsa i përket parandalimit të problemeve të caktuara shëndetësore, varet edhe nga pesha trupore e personit që e konsumon.
Rezultatet e këtij studimit, ku përfshiheshin të dhënat e 10 studimeve të përzgjedhura rastësisht, tregojnë se doza e aspirinës dhe kilogramët e pacientit ndikonin dukshëm në efikasitetin e ilaçit.
Një dozë ditore e aspirinës mes 75 dhe 100 miligramësh ul me 23% rrezikun nga vështirësitë kardiovaskulare te personat me peshë deri në 70 kilogramë.
Por ky efekt nuk arrihet te personat me peshë mbi 70 kilogramë.
Për uljen e rrezikut të vështirësive kardiovaskulare, tek personat që kanë peshë më të lartë se 70 kilogramë nevojitet një dozë ditore mes 325 dhe 500 miligramësh.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.