Konsumimi i rregullt i ushqimeve të pasura me sheqer dhe yndyrna ndryshon lidhjet tona nervore duke e mësuar trurin automatikisht të kërkojë ushqime të tilla.
Sipas eksperimenteve, studiuesit ofruan një grup vullnetarësh një puding të vogël shumë të pasur me sheqer dhe yndyrë, përveç dietës së tyre normale, çdo ditë për tetë javë. Pjesëmarrësit e tjerë morën një puding me të njëjtat kalori, por me më pak yndyrë. Aktiviteti i trurit i të gjitha subjekteve u monitorua gjatë gjithë kohës së eksperimentit.
Pas tetë javësh, reagimi i trurit ndaj ushqimeve të pasura me sheqer dhe yndyrë u rrit dukshëm në grupin që konsumoi puding më pak të shëndetshëm. Në veçanti, këto ushqime aktivizuan dukshëm sistemin dopaminergjik, kompleksin e rrugëve nervore në tru përgjegjës për perceptimin e shpërblimit dhe motivimit.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre shijeve kishte ndikuar kaq thellë në tru, saqë ripërsëriste lidhjet e tij:
«Matjet tona të aktivitetit të trurit treguan se truri ndryshon lidhjet e tij kur konsumon copëza dhe ushqime të ngjashme. Në mënyrë të pavetëdijshme mëson të preferojë këto ushqime që e kënaqin. Me anë të këtyre ndryshimeve, do të preferojmë ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë dhe shumë sheqer” shpjegojnë ekspertët.
Edhe pse gjatë eksperimentit ata që kishin ngrënë pudingun e “pashëndetshëm” nuk fituan më shumë peshë ose nuk rritën nivelin e kolesterolit, shkencëtarët janë të bindur se efektet e këtij trajnimi ndaj ushqimeve jo të shëndetshme do të mbeten me kalimin e kohës, sepse “sapo të formohen lidhje të reja në tru ata nuk harrohen aq lehtë.
Burimi / Focus.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.