Në fokus

August 8, 2018 | 9:10

Studim / Fëmijët problematikë në ushqyerje janë më të shëndetshëm

Çdo prind i një fëmije që ka teka në ushqim është i shqetësuar për faktin se ai do të përfundojë si një fëmijë i kequshqyer. Por hulumtimet e reja tregojnë se shumica jo vetëm që janë mirë, por shpesh janë më mirë se bashkëmoshatarët e tyre që hanë me bollëk.

Hulumtuesit në Universitetin e Bristol-it gjurmuan mijëra fëmijë të cilësuar si fëmijë me probleme në ushqyerje kur ishin të vegjël e deri në moshën tre vjeçare. Ata rregullisht monitoronin zakonet dhe rritjen e ushqimit deri sa fëmijët të vinin në adoleshencë.

Rezultatet, të publikuara në revistën Journal of Clinical Nutrition, treguan se edhe pse kishin disa periudha kur ishin më të vegjël se mesatarja, shumica e tyre përfunduan pak më të gjatë dhe më të mëdhenj se fëmijët e tjerë.

1 në 5 fëmijë klasifikohet si problematik në ushqim, duke refuzuar të provojnë ushqime të panjohura – shpesh të shëndetshme – si perimet e gjelbra dhe prindërit gjithmonë kërkojnë vetëm ushqimet e tyre të preferuara.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top