Studim

November 19, 2018 | 13:00

Studim / Fjetja dhe zgjimi herët çelësi për të mbajtur larg depresionin

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën “nëse e shtyni kohën, humbni”, dhe duket se është e vërtetë. Një studim i ri tregon se çdo njeri që zgjohet rreth orës 6 të mëngjesit është më i shëndetshëm, më i lumtur dhe arrin të ketë një marrëdhënie të qëndrueshme.

Studimi i “The Journal of Psychiatric” gjeti se njerëzit që shkojnë herët për të fjetur dhe zgjohen herët në mëngjes janë 25% më pak të prekur nga depresioni. Psikologu australian, Dr. Bailey Bosch tha se gjithçka i përshtatet ritmeve të natyrës dhe dritës së diellit.

Sipas tij, duhet të zgjoheni herët në mëngjes jo vetëm për të shkuar në punë apo për të përfunduar disa gjëra që ju kanë mbetur pezull. Zgjimi herët në mëngjes mund të përfshijë dhe qëndrimin në shtëpi duke pirë një filxhan me kafe dhe duke lexuar revista.

 

Burimi / Ora News

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top