Studim

April 13, 2018 | 14:35

Studim / Foshnjat dallojnë emocionet para se të fillojnë të flasin

Bebet janë në gjendje të tregojnë nëse prindërit e tyre janë të lumtur apo të mërzitur që në muajin e 6 të jetës së tyre. Sipas një studimi të ri foshnjat kalojnë më shumë kohë duke vëzhguar fytyra të mërzitura edhe nëse kanë dëgjuar një zë të lumtur.  Sipas studiuesve, kjo tregon se foshnjat mund të dallojnë emocione të ndryshme para se të mësojnë të flasin.

Autorja e studimit, Amaya Palama, nga Universiteti i Gjenevës, tha: “Bazuar në këtë studim mund të arrijmë në përfundimin se foshnjat gjashtëmuajshe janë në gjendje të njohin emocionin e lumturisë, pavarësisht nga karakteristikat e ndryshme.  Foshnjat kur qajnë flasin në gjuhën e tyre ku shprehin se kanë nevoja të ndryshme të tilla si: duan të ushqehen ose të ndërrohen.

Ku fokusohen bebet?

Rezultatet tregojnë se bebet nuk kanë preferencë për fytyrat e lumtura apo të mërzitura, pasi kanë dëgjuar një zë neutral.  Foshnjat në mënyrë specifike shikojnë më shumë gojën e njerëzve pasi kanë dëgjuar zëra të lumtur.  Në studimin e Gjenevës morën pjesë 24 foshnja gjashtëmujore. Foshnjat ishin vendosur përballë një ekrani të zi ku dëgjonin një zë neutral, një të lumtur dhe një të mërzitur për 20 sekonda.

Ata më pas u ulën përballë fytyrave që shprehnin njërën nga këto tre emocione për 10 sekonda. Teknologjia e ndjekjes së syve u përdorur për të matur se kë fytyrë ata do të shikonin më gjatë dhe se a ishin në gjendje të dallonin një fytyre të mërzitur dhe të lumtur.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top