FB

June 14, 2022 | 9:25

Studim / Foshnjat e ekspozuara ndaj COVID-19 në barkun e nënës tregojnë ndryshime neurozhvillimore

Foshnjat e lindura nga nëna që kanë vuajtur nga sëmundja COVID-19 gjatë shtatzënisë duket se shfaqin ndryshime në rezultatet neuro-zhvillimore në 6 javë, sipas një analize paraprake të paraqitur në Kongresin e 30-të Evropian të Psikiatrisë.

Udhëheqësja e projektit Dr Rosa Ayesa Arriola tha: “Jo të gjithë foshnjat e lindura nga nëna të infektuara me COVID shfaqin dallime neurozhvillimore, por të dhënat tona tregojnë se rreziku i tyre është rritur në krahasim me ata që nuk janë të ekspozuar ndaj COVID në mitër. Ne kemi nevojë për një studim më të madh për të konfirmuar shkallën e saktë të ndryshimit”. Studiuesit zbuluan se foshnjat e lindura nga nënat që ishin infektuar shfaqin vështirësi më të mëdha në relaksimin dhe përshtatjen e trupit të tyre kur mbahen në krahë, krahasuar me foshnjat nga nëna jo të infektuara, veçanërisht kur infeksioni ndodhi në shtatzëninë e vonë.

Për më tepër, foshnjat e lindura nga nëna të infektuara priren të shfaqin vështirësi më të mëdha në kontrollin e lëvizjes së kokës dhe shpatullave. Këto ndryshime sugjerojnë një efekt të mundshëm të COVID-19 në funksionin motorik (kontrolli i lëvizjes).

 

Përgatiti S.P / Burimi neurosciencenews.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top