Studim

March 5, 2018 | 14:55

Studim / Frutat e thata luftojnë kancerin e zorrës së trashë

Frutat e thata fshehin sekretin e luftimit të kancerit të zorrës së trashë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Qendra Yale e Kancerit, ku njerëzit të cilët kishin arritur t’i mbijetonin kancerit të zorrës dhe konsumonin rregullisht fruta të thata si, bajame, arra, lajthi, fistikë, ishin më pak të rrezikuar që t’u rikthehej kanceri, krahasuar me pacientët të cilët nuk i konsumonin fare.

Hulumtuesit shkencorë ndoqën 826 persona që vuanin nga kanceri i zorrës për rreth 6.5 vite pas operacionit dhe kimioterapisë.

Rezultatet, e publikuara tek Revista e Onkologjisë Klinike, zbuluan se subjektet që konsumonin të paktën 2 racione me nga 28 gramë fruta të thata çdo javë kishin 42% më shumë shanse që t’i mbijetonin sëmundjes.

Shkencëtarët theksojnë se lëndët ushqyese tek frutat e thata, si acidet yndyrore të pangopura, fibrat, vitaminat dhe mineralet, sigurojnë veti antikancerogjene dhe anti-inflamatore që ndihmojnë pacientët që i kanë mbijetuar kancerit të zorrës së trashë.

“Zbuluam se pacientët që konsumojnë rregullisht fruta të thata kanë probabilitet shumë më të lartë për kurim, si dhe kanë rrezik më të ulët për rikthim të kancerit”, deklaroi autori kryesor i studimit, Charles Fuchs, si dhe drejtues i Qendrës Yale të Kancerit.

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top