Burrat me gishtin e unazës më të gjatë përballen me rrezik më të ulët të vdekjes nga COVID-19. Sipas një studimi të fundit, gjithashtu ata kanë simptoma më të buta të sëmundjes vdekjeprurëse.
Ndërsa burrat me gishtin e unazës më të shkurtër janë një shkallë më të lartë të vdekjes. Sipas shkencëtarëve shkalla e tyre e vdekjes nga koronavirusi është deri në 1/3 më e lartë.
Gjatësia e gishtit të unazës përcaktohet nga fakti sesa i ekspozuar ndaj testosteronit është fetusi gjatë rritjes në bark. Sa më shumë të jetë i ekspozuar një mashkull ndaj testosteronit në bark aq më i gjatë do të jetë gishti i tyre i unazës. Dhe mendohet se ky është i njëjti hormon që mbron nga Covid-19 duke rritur receptorët ACE-2 në trup.
Receptorët ACE-2 mendohet se janë mbrojtës kundër Covid-19 dhe kur dikush preket nga koronavirus, ata zvogëlojnë simptomat. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se burrat me nivele të ulëta të testosteronit kanë dy herë më shumë mundësi të vdesin se sa burrat me nivel më të lartë.
Burimi / Panoramaplus.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.