Studim

June 2, 2018 | 13:19

Studim / Gratë e ndiejnë tradhtinë vetëm me një shikim prej 3 sekondash

A është e mundur ta merrni vesh se ju mashtron burri, vetëm duke e parë atë? Një studim i ri ka treguar se gratë mund ta ndjejnë tradhtinë bashkëshortore me një shikim prej tre sekondash në foton e mashkullit, me të cilin janë në lidhje.

“Duke përdorur metodën e lashtë kineze të leximit të fytyrës, si dhe të gjuhës së trupit, ato kanë bërë portretin e mashkullit tradhtar”, thotë ekspertja e seksit dhe raporteve familjare, Tracey Cox.

Ja si duket mashtruesi seksual:

Është i gjatë
Meshkujt më të shkurtër kanë nivel më të ulët të testosteronit, prandaj seksi nuk sundon në jetën e tyre. Kjo bën që ata të jenë më besnikë.

Ka sy të larguar nga njëri-tjetri
Ekziston një lidhshmëri midis jobesnikërisë dhe distancës midis syve të meshkujve. Tek ata që kanë distancë më të madhe midis syve, shumë shpejt shkon deri te monotonia, prandaj do të kapin femrën e parë që u del përpara.

Vetullat çufrake
Vetullat e rralla tregojnë për një epsh të ulët, derisa vetullat çufrake hasen te personat me epsh të lartë seksual.

Flegrat e gjera të hundës
Personat me flegra të gjera të hundës kanë oreks të madh seksual dhe janë të prirë për seks bizar.

Flokët si të Hugh Grant
Flokët valë-valë, të qethur shkurt, sikur ato të Hugh Grantit, janë një pasqyrim i qartë i tradhtisë, thotë studimi. Rezultatet kanë treguar se një stil të tillë të flokëve kanë personat egocentrikë dhe të prirë për mashtrim. 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top