Studim

March 1, 2018 | 15:15

Studim / Ja pse fëmijët nuk hanë perime

Shumica prej prindërve, i shohin fëmijët e tyre të tundin kokën kur u duhet të hanë brokoli ose lakër.

Mirëpo,  një studim i ri thotë se të paktën 1 në 5 fëmijë që janë 2 vjeçar nuk i kanë provuar kurrë perimet.

Studimi ka arritur në përfundimin se disa prindër janë lodhur aq shumë me betejën e përditshme për t’i ushqyer fëmijët me perime, saqë kanë ndaluar së provuari.

Si rezultat i kësaj, del se më shumë se 30,000 fëmijë në Britaninë e Madhe nuk hanë perime.

Studimi thotë se nëse ky problem i fëmijëve është i përkohshëm, nuk ka ndonjë dëm nga kjo punë.

Mirëpo, nëse refuzimi i tyre për të ngrënë kalcium, proteina, vitamina e minerale, mund të ketë rrezik që ai fëmijë të mos zhvillohet. Mungesa e kalciumit, që ndodhet në qumësht dhe perime të gjelbra, mund të pengojë zhvillimin dhe forcimin e eshtrave.

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top