Studim

July 30, 2018 | 13:56

Studim / Ja pse plagët në gojë shërohen më shpejt…

Plagët në gojë shërohen deri në 10 herë më shpejt sesa plagët në pjesët e tjera të trupit. Të dhënat vijnë nga një studim i ri, nga i cili rezultoi se plagët brenda gojës shërohen më shpejt pasi indet në të, vetë-rigjenerohen në mënyrë konstante.

Plagët në gojë mbyllen gjithashtu duke mos lënë pas asnjë shenjë, një detaj ky që i ka bërë shkencëtarët që të kërkojnë një mënyrë për të imituar procesin, që do t’i ndihmonte në të ardhmen për trajtimet e lëkurës.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se proteinat në gojë kanë më shumë aktivitet, gjë e cila ul inflamacionin dhe ve në lëvizje qelizat e nevojshme për të mbyllur plagët.

Ekspertët nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego e testuan ndryshimin e shpejtësisë së shërimit të një plage duke çarë krahët dhe gojën e 30 vullnetarëve.

Ata vunë re se, teksa plagët në krahë mbylleshin mesatarisht 0.1 milimetër në ditë, ato në gojë shëroheshin tre fish më shpejt, me një mesatare prej 0.3 milimetrash në ditë.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top