Studim

May 26, 2018 | 11:10

Studim / Ja pse vajzat janë më pak të prekura nga autizmi…

Autizmi është një çrregullim i sjelljes që prek më shumë fëmijët meshkuj se femrat. Veprimet tipike përsëritëse, vështirësitë në ndërtimin e raporteve sociale, mungesa e interesit për të tjerët etj. shfaqen më shumë te djemtë se te vajzat, në një raport 4 me 1.

Pse vajzat preken më pak se djemtë nga autizmi?

Një studim i kryer në Universitetin e Milano-Bicoca zbulon se çrregullimet e spektrit autik prekin më pak vajzat për shkak të një predispozicioni të ndryshëm të trurit të tyre ndaj informacioneve sociale. Vajzat mund të kuptojnë gjestet, pasi i kushtojnë më shumë rëndësi gjuhës së trupit dhe e kuptojnë më mirë mimikën e gjesteve. Truri i femrave është gjenetikisht më i predispozuar për komunikim.

Studimi i publikuar në revistën “Neuroshkenca afektive dhe social-konjitive”, studiuesit kanë matur përgjigjet bioelektrike të 31 studentëve, 15 meshkuj dhe 16 femra, të cilët u vunë para aktorëve që kryenin gjeste të ndryshme, të cilave ata duhej t’u gjenin kuptimin.

Rezultatet treguan se vajzat përgjigjeshin më shpejt dhe nëse nuk shikonin fytyrën e aktorit, prapë përgjigjja rezultonte e saktë. Ndërsa te djemtë nuk ndodhte kjo.

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top