Sipas një sondazhi të 2,000 njerëzve nga faqje takimesh online për të gjetur 10 gjërat kryesore që i duam më shumë kur kryejmë marrëdhënie intime, zbuloi se gratë pëlqejnë romancën dhe se seksi i ndihmon ato të relaksohen, kurse burrat janë më të emocionuar nga përjetimi i një partneri të ri seksual.
Sondazhi zbuloi se 89% e grave dhe akoma më shumë burra (92%) thanë se seksi i mirë ishte çelësi i një marrëdhënieje të lumtur. Dy të tretat e femrave (64%) janë të kënaqura me jetën e tyre seksuale, krahasuar me pak më pak meshkuj (58%).
Vetëm një e treta e femrave (32%) dhe një numër i ngjashëm meshkujsh (31%) u tregojnë partnerëve të tyre se çfarë duan në seks.
Hulumtimi zbuloi se të dy burrat dhe gratë pajtohen se të qenit më të lumtur në shtrat fillon me të folurit. Një pikë kyçe është se si shumëllojshmëria mund të jetë një viktimë e marrëdhënieve afatgjata.
“Seksi shpesh mund të bëhet rutinë,” thotë Leoni, eksperte e marrdhënieve intime. “Çiftet që bëjnë gjithmonë të njëjtat gjëra, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend.”
Tetë nga dhjetë gra (82%) dhe tre të katërtat e meshkujve (74%) thanë se jeta e tyre seksuale mund të përmirësohej nëse flisnin më shumë për seksin dhe i tregonin partnerit të tyre atë që dëshironin më shumë.
Gjëja e dytë që femrat gëzojnë më shumë është se seksi i ndalon të shqetësohen për jetën dhe problemet e tyre në botë. E treta ishte ‘gëzimi që ndjej kur kam orgazëm’ e ndjekur nga fakti ‘se seksi është një mjet i shkëlqyeshëm kundër stresit’.
Ndërkohë, pas takimeve për herë të parë, gjëja tjetër e preferuar e meshkujve është ndjenja e euforisë kur përjetojnë orgazëm.
Duke komentuar mbi gjetjet, Jessica Leoni, eksperte e seksit tha se: “Rezultatet tregojnë dallime të mëdha në atë që meshkujt dhe femrat gëzojnë më shumë për seksin.
“Për shumë gra, seksi është një mënyrë për t’u lidhur me partnerin e tyre, për të përmirësuar gjendjen emocionale dhe vetëbesimin e tyre dhe për të ulur nivelet e stresit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.