Studim

July 28, 2018 | 9:46

Studim / Ja se si sytjenat ndikojnë në formën e gjinjve

Heqja e sytjenave kur shkoni në shtëpi, pas një dite të lodhshme në punë, është një nga kënaqësitë më të mëdha të kësaj jete.

Por, pas shumë kohe që ju jeni munduar t’i mbani gjinjtë të shtrënguar në sytjena, shkencëtarët thonë, se nëse nuk i veni ato, gjinjtë tuaj do të jenë më në formë.

Studimi sugjeron se sytjenat e dekurajojnë rritjen e indeve mbrojtëse të gjinjve, duke bërë që ato të lëshohen më shpejtë.

Ky përfundim është nxjerr në Universitetin Besancon në Dijon të Francës, ku prej vitit 1997 janë ekzaminuar 330 vullnetare.

Grave ju kanë matur gjinjtë me një vizore të lakuar, duke bërë krahasimet me ato që kanë përdorur sytjena në baza ditore dhe ato që i kanë mbajtur ato vetëm në momente të caktuara.

Rezultatet tregojnë se ato që nuk kanë mbajtur sytjena, kanë pasur gjinj më të ngritur dhe më të shëndoshë.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top