Studim

November 11, 2020 | 11:30

Studim / Kërpudhat lehtësojnë simptomat e depresionit

Efektet e kërpudhave ende të lidhura me depresionin. Një studim tjetër thekson përsëri përdorimin e përbërjeve psikedelike si ilaç, duke zbuluar se dy doza psilocibinë, përbërja që u jep “kërpudhave magjike” karakteristikën e tyre, ulin ndjeshëm simptomat e depresionit tek të rriturit kur kombinohen me psikoterapinë e asistuar.

Ky është rezultati që del nga një sondazh i kryer nga studiues nga Center for Psychedelic and Consciousness Research (CPCR) të Shkollës së Mjekësisë Johns Hopkins, i cili analizoi 24 të rritur në dy seanca të terapisë pesë-orëshe me psilocibinë, për 24 javë, duke u përqendruar në çrregullimin e madh depresiv, atë çrregullim të humorit të karakterizuar nga një trishtim i thellë dhe i vazhdueshëm.

“Madhësia e efektit që pamë ishte rreth katër herë më e madhe se ajo që studimet klinike kanë treguar për ilaçet tradicionale kundër depresionit”, thotë Alan Davis, profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes.

Studimi

Sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), dhjetëra miliona të rritur kanë vuajtur nga çrregullimi kronik i ankthit në një moment në jetën e tyre. Një në 6 do të ketë simptoma depresive gjatë një periudhe të jetës. Në këtë studim të ri, studiuesit u përpoqën të shihnin nëse psilocibina (e cila tashmë njihet si “Terapia e përparimit”, ky emërtim i veçantë vjen direkt nga FDA dhe lidhet me kërpudhat halucinogjene kundër depresionit rezistent ndaj trajtimeve të zakonshme), mund të jetë mjaft efektive për t’u përdorur si një trajtim i çrregullimeve depresive “standarde”, afatgjata, të vazhdueshme dhe më pak të përcaktuara.

“Për shkak se ekzistojnë lloje të ndryshme të çrregullimeve depresive që mund të shkaktojnë variacione në mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj trajtimit, unë isha i befasuar që shumica e pjesëmarrësve në studim e gjetën efektive trajtimin me psilocibinë”, thotë Roland Griffiths, Drejtori i CPCR dhe një pionier i hulumtimit të trajtimit psikedelik i cili publikoi gjetjet e tij në JAMA Psychiatry.

Në provën klinike, të grupit prej 24 pjesëmarrësish, 67% treguan një zvogëlim prej më shumë se 50% të simptomave të depresionit në një javë ndjekje dhe 71% në katër javë ndjekje. Në përgjithësi, katër javë pas trajtimit, 54% e pjesëmarrësve u konsideruan të shëruar plotësisht, që do të thotë se ata nuk kualifikoheshin më si të depresionuar.

“Meqenëse shumica e trajtimeve për depresionin duan javë ose muaj të funksionojnë dhe mund të kenë efekte anësore, ky mund të jetë një mjekim ndryshe nëse këto rezultate zgjasin,” përfundon Davis.

Studiuesit thonë se ata do të ndjekin pjesëmarrësit për një vit pas studimit për të parë se sa kohë mbeten efektet antidepresive të trajtimit me psilocibinë dhe të raportojnë gjetjet e tyre në një botim të mëvonshëm.

 

 

Burimi / https://www.greenme.it/

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top