Studim

May 18, 2020 | 9:20

Studim / Konsumimi i kafesë parandalon kancerin e lëkurës

A keni nevojë për një arsyetim tjetër të mirë kur është fjala për shprehinë e konsumimit të kafes? Një hulumtim i fundit nga Instituti Nacional i Kancerit ka sugjeruar se konsumimi i kafes mund të zvogëlojë rreziqet e kancerit të lëkurës apo melanomës.

Hulumtimet kanë treguar se konsumuesit e kafes janë më pak të prirë të diagnostikohen me melanomë të keqe, krahasuar me ata të cilët e shmangin kafen. Ata të cilët konsumojnë të paktën katër kafe në ditë kanë 20% rrezik më të ulwt për kancer të lëkurës. Ndërsa kafet pa kafeinë nuk kanë ofruar ndonjë përfitim të veçantë.

Por cila është lidhja mes konsumimit të kafes dhe zvogëlimit të rrezikut për kancer të lëkurës?

Hulumtimet kanë treguar se kafja është e mbushur me përbërës si polifenole dhe kafeina, të cilat ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tumorit të nxitur nga rrezet UV. Edhe procesi i pjekjes së kafes fillon formimin e vitaminave B, të cilat ofrojnë një shtresë mbrojtëse ndaj formimit të tumorit.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top