Sipas një studimi të ri, COVID-19 jo vetëm që mund t’iu largojë shqisën e nuhatjes dhe shijimit, por gjithashtu mund të shkaktojë infertilitet tek meshkujt dhe të transmetohet seksualisht.
Në studimin e botuar në revistën Jama, nga Shoqata Mjekësore Amerikane, u gjet prania e COVID-19 në 15% të mostrave të spermës, të mbledhura për t’u analizuar.
“Duhet të theksohet që spermatozoidët kanë një aftësi të madhe për të transmetuar infeksione virale nga meshkujt tek traktet riprodhuese të femrave”- tha studiuesi Dr. John Aitken.
Studimi gjithashtu zbuloi se COVID-19 në spermën e njeriut çon në krijimin e angiotensinës II, një hormon që rregullon funksionimin e veshkave dhe presionin e gjakut.
“Nivelet e rritura të këtij hormoni shkaktojnë një përgjigje imunitare kundër grimcave të virusit Covid-19 që rrisin mundësinë e specieve reaktive të oksigjenit që shkaktojnë vdekjen e qelizave… ekspozimi i zgjatur ndaj niveleve të larta të angiotensinës II, mund të çojë në vdekjen e qelizave në spermë,”- shtoi Aitken.
Sipas studimit kjo mund të rezultojë në humbje të pjellorisë mashkullore.
Burimi / panorama.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.