Studim

March 2, 2018 | 14:30

Studim / Antitrupat ‘vulosin’ autizmin

Revista shkencore “Translational Psychiatry” ka botuar një studim nga Universiteti Davis në Kaliforni mbi lidhjen midis autizmit dhe antitrupave mëmësor. Në praktikë, studiuesit argumentojnë se ekspozimi para lindjes për kombinime të caktuara të antitrupave mund të jetë një nga shkaqet e këtij çrregullimi.

Për ta specifikuar, bëhet fjalë për antitrupa imunoglobine G (IgG), të cilat gjenden në placentë gjatë shtatzënisë, të cilat kanë një ndikim negativ në zhvillimin e trurit të fetusit. Rezultati është një formë e veçantë e autizmit, i cili quhet Mar (antitrupa të lidhura me nënën), dhe që përfaqësojnë 23% të rasteve.

Natyrisht që ky studim ka nevojë për kërkime të mëtejshme në këtë drejtim, por shpresa është se ky zbulim do të çojë përpara mundësinë e parandalimit dhe trajtimit të sindromës së autizmit që herët.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr.122

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top