Studim

August 9, 2018 | 8:55

Studim / Lindja shkurton jetën e grave me dy vjet

Ka shumë nëna që thonë se streset e prindërimit i kanë plakur ato. Dhe një studim ka dëshmuar se ato kanë të drejtë, duke zbuluar se plakja e femrave përshpejtohet deri në dy vjet, sa herë që ato lindin.

Kjo do të thotë se sa më shumë fëmijë të ketë një grua, aq më pak do të jetojë. Studimi, i cili përfshiu më shumë se 3.200 gra të moshës 20 deri në 22 vjeç në Filipine, zbuloi se çdo lindje ka një efekt negativ në nivelin qelizor.

Nënat me disa fëmijë pësuan rritje të moshës qelizore nga 6 muaj deri në 2 vjet për çdo fëmijë të lindur, zbuluan studiesit në Universitetin Northwestern, Illinois.

Ekipi tha se ndryshimet qelizore gjatë shtatzënisë mund të lidhen me ndryshimet adaptive në sistemin imunitar të nënës.

Ata tani po kryejnë një studim pasues mbi gratë, të cilat kanë kryer matjet e tyre të para në vitin 2005, për të parë nëse qelizat e tyre do të duken më të vjetra më vonë. Studimi u botua në Scientific Reports.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top