Mirëqenie

August 9, 2018 | 9:00

Të kesh një partner grindavec dhe provokues të bën mirë për shëndetin

Burrat mund të mos duan ta dëgjojnë këtë, por burrat që provokohen, mërziten dhe shqetësohen nga gratë e tyre, janë më të shëndetshëm. Martesa mund të jetë e vështirë, por burrat që jetojnë me gra provokative kanë më pak gjasa të zhvillojnë diabetin dhe ndoshta edhe sëmundjet e lidhura me stilin e jetesës.

Studiuesit në Universitetin e Miçiganit në Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar se gratë që acarojnë burrat e tyre zakonisht përforcojnë sjelljet e tyre shëndetësore, që do të thotë se këta burra kanë më pak gjasa të zhvillojnë diabetin dhe janë më të aftë për të kontrolluar më mirë dhe për t’i rezistuar sëmundjeve të tjera. Ekipi monitoroi shëndetin e 1,228 njerëzve të martuar gjatë një periudhe pesëvjeçare.

Dr. Hui Liu i Universitetit të Miçiganit tha: “Studimi sfidon hipotezën tradicionale që marrëdhënia negative martesore është e dëmshme për shëndetin”. Mjeku gjithashtu inkurajon ekspertët e familjes që të bëjnë dallimin mes burimeve të ndryshme dhe faktorëve që mund të matin cilësinë e martesës. “Në disa situata, provokimi është shërim për një person’.

“Meqë diabeti është një gjendje kronike që po rritet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara, zbatimi i politikave dhe programeve publike që synojnë nxitjen e cilësisë së martesave duhet gjithashtu të ulin rrezikun e diabetit dhe të promovojnë shëndetin dhe jetëgjatësinë, veçanërisht për gratë më në moshë.”

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.tuttorete.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top