Studim

June 29, 2018 | 11:06

Studim / Lodhja është simptomë e nënvlerësuar e endometirozës

Sipas një studimi gratë që vuajnë nga endometrioza, ka gjasa që janë dy herë më shumë të lodhura, krahasuar me ato që nuk vuajnë prej saj. Lodhja është një simptomë e zakonshme e gjendjes në të cilën indet e mitrës rriten jashtë saj, por ekspertët thonë se nuk diskutohet mjaftueshëm.

Rreth 50 % e femrave me endometriozë kanë simptomën, e cila mund t’i bëjë njerëzit aq të lodhur sa edhe fjetja nuk i ndihmon. Ndërkohë, vetëm rreth një në pesë – 22 % – e grave të tjera lodhen.

Studiuesit nga Spitali Universitar në Zyrih në Zvicër thonë se lodhja është një nga simptomat më të dobëta të gjendjes. Ata shpresojnë që gjetjet e tyre do t’i ndihmojnë mjekët që të adresojnë siç duhet lodhjen e grave për të përmirësuar cilësinë e jetës së atyre grave që vuajnë nga endometrioza.

Endometrioza është e zakonshme dhe mendohet të ndikojë deri në një në dhjetë gra në mbarë botën, por shkaqet e saj ende nuk janë të qarta. Kjo ndodh kur qelizat e brendshme të mitrës rriten aty ku nuk duhet të jenë, si në vezore ose tubat fallopiane.

Endometrioza shpesh shkakton dhimbje dhe gjithashtu mund të çojë në cikle menstruacionesh të rënda, në shterpësi ose në një rritje të rrezikut të depresionit për shkak të ndikimit që ka në jetën e një gruaje.

Ashtu si dhimbja, edhe lodhja është një efekt i zakonshëm i kësaj situate.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top