Studim

June 4, 2018 | 15:02

Studim / Më shumë se dy fëmijë dëmtojnë shëndetin e nënës

Shumë prindër pranojnë se fëmijët rrisin nivelin e stresit, por një studim i fundit thotë se më shumë se dy fëmijë dëmtojnë vërtetë shëndetin e nënës.

Sa më shumë fëmijë të ketë një femër, aq më i lartë është rreziku i sëmundjeve të zemrës. Ndërsa ato që kanë më shumë se pesë fëmijë, kanë një rrezik 40% më të lartë për një infarkt serioz në zemër në 30 vitet e ardhshme, krahasuar me ato që kanë një apo dy fëmijë.

Shtatzënia dhe procesi i lindjes e tendosin zemrën, teksa fëmijët bëhen stresues dhe i ndalojnë nënat të kujdesen për veten e tyre, vijon studimi i Kembrixhit.

“Ne e dimë që shtatzënia dhe procesi i lindjes tendosin zemrën në mënyrë të tmerrshme, dhe rritja e fëmijëve është gjithashtu stresuese. Ne nuk duam t’u shtojmë stresin njerëzve në jetën e përditshme por t’i vëmë në dijeni dhe çfarë të bëjnë për këtë”, thotë drejtuesja e studimit Clare Oliver-Williams. Janë studiuar të dhënat e mbi 8 mijë femrave në SHBA të moshave 45 deri në 64 vjeç.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top