Teste

June 4, 2018 | 15:15

TEST / Çfarë partnereje jeni?

Në çift, meshkuj e femra, kanë tendencën të bëjnë sjellje të caktuara. Femrat reagojnë në njëfarë mënyre në varësi të situatës, dhe edhe pse shpesh mendojnë se janë partneret më të mira në botë, në fakt nuk është kështu…

Bëni këtë test për të zbuluar se si silleni në dashuri dhe se si dukeni në sytë e partnerit. Mund të zbuloni gjëra, të cilat nuk i keni kuptuar ndonjëherë. Ky test, veç të tjerash, ju jep mundësinë të përmirësoni personalitetin tuaj.

1. Je duke dalë vetëm me miqtë, por i dashuri ankohet, sepse kishte programuar që ta kalonit fundjavën së bashku. Çfarë bën?

a. Qëndron në shtëpi dhe i bën qejfin

b. Mendon të qëndrosh në shtëpi, por vetëm sepse do që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë me ty

c. Nuk i ndryshon planet e tua

2.  Partneri dhe miqtë janë të zënë sot në mbrëmje, por ti do të dalësh. Çfarë bën?

a. I drejtohesh edhe miqve që ke një shekull pa i dëgjuar e takuar

b. Je e çliruar. Më në fund ke pak kohë për t’u marrë me gjërat e tua

c. Përfiton për t’u çlodhur, për të lexuar, për të bërë një dush të ngrohtë e për t’u kujdesur për veten

3. Si e programon të dielën?

a. Përfiton për të shëtitur dyqaneve në kërkim të fustanit, këpucëve apo aksesorëve që ende të mungojnë në gardërobë

b. Mendon për të pastruar shtëpinë

c. Del vetëm për të shëtitur dhe për t’u çlodhur

4. Mikja juaj sapo është ndarë nga partneri. Për pak kohë po qëndron në shtëpinë tuaj. Çfarë mendon?

a. Je e kënaqur, sepse të ka zgjedhur ty si mbështetje emocionale

b. E ndihmon, për deri në njëfarë pike, pasi edhe ti ke nevojë për qetësi

c. Në një moment nuk duron më dhe i thua me delikatesë që të largohet nga shtëpia jote

5. Çfarë të streson më shumë?

a. Mamaja, e cila të detyron që t’i bësh gjërat siç do ajo

b. Të shkosh në një takim mondan. Je veçanërisht e lodhur nga këto mbrëmje

c. Puna e tepërt

6. Po bëhesh gati për të dalë, por miqtë ndërrojnë mendje. Çfarë bën?

a. Merr edhe ata shokë që nuk je gjithmonë e lumtur t’i takosh, por sidoqoftë rëndësi ka të dalësh…

b. Pyet motrën apo vëllain nëse duan të vijnë me ty

c. Shtrihesh në divan dhe përfiton për t’u çlodhur

7. Je vonë për punë dhe nuk ke kohë për të ngrënë mëngjes. Çfarë bën?

a. Pret deri në orarin e kafes

b. Pi me vrap një kafe

c. Ndalon në lokalin e preferuar dhe ha mëngjes, edhe pse më shpejt se zakonisht

8. Ke orarin e palestrës, por një mik të kërkon ndihmë për diçka në punë. Çfarë bën?

a. Shkon në palestër, duke shpresuar të mbarosh shpejt

b. Ndihesh në faj për mikun, por gjithsesi shkon në palestër

c. Bën sikur e ke harruar

Më shumë A

Je një njeri altruist, që di t’i vendosë njerëzit e afërt në vend të parë, por duhet të mësosh të gjesh kohë edhe për veten. Lër pak hapësirë edhe për gjërat që të pëlqejnë e i ke pasion.

Më shumë B

Je e aftë të dozosh kohën, pak për vete dhe pak për të tjerët. Je në gjendje të kuptosh kur prania jote është e nevojshme, por edhe kur është e rëndësishme për të ndenjur me veten dhe për të bërë gjërat që të pëlqejnë.

Më shumë C

Je shumë e përqendruar te vetja. Është e nevojshme që të hapesh edhe ndaj të tjerëve! Është e rëndësishme edhe për ty kjo gjë. Një thënie e vjetër japoneze thotë: “kush mbështet gjen gjithmonë mbështetje nga të tjerët”, ndaj dozoje sa më mirë kohën dhe energjitë e tua përkundrejt të tjerëve. Nuk do të pendohesh.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top