Studim

March 1, 2018 | 10:31

Studim / Mishi i kuq rrit rrezikun e goditjeve ishemike

Megjithëse humbja e peshës, stërvitja dhe rutina e përditshme mund të kërkojnë një dietë me mish të kuq sepse është një ushqim i pasur me proteina, hulumtimet e reja tregojnë lidhjen e këtij ushqimi me goditjet ishemike. Numrat janë tronditës si për burrat dhe për gratë, por më e keqja për meshkujt që hanë mish.

Sipas një studimi të Universitetit të Würzburgut në Gjermani, burrat që konsumojnë rreth 3.3 ounce mish të kuq çdo ditë (që është pak më e madhe se sa madhësia e miut kompjuterik) kanë një rrezik 62% më të lartë të përjetimit të një goditjeje ishemike kërcënuese për jetën se sa ata që konsumojnë rreth 1.7 ounces. Një goditje ishemike ndodh kur enët e gjakut që furnizojnë trurin me gjak bllokohen nga proteinat e tepërta, duke formuar një mpiksje dhe duke privuar trurin nga oksigjeni dhe ushqyesit e tjerë. Marrja e kësaj proteine nga mishi i kuq rrit mundësinë e një personi që të përjetojë këtë bllokim, ndërsa proteina nga shpezët, ushqimet e detit ose burimet e perimeve si arra dhe bishtajore nuk e kanë këtë rrezik.

Për të vlerësuar lidhjen midis rrezikut të proteinave dhe goditjes, studiuesi Dr. Bernard Haring dhe kolegët e tij analizuan të dhënat e marrjes së proteinave dietike dhe vetë-raportimet në lidhje me ushqimin që konsumonin, të amerikanëve të moshës së mesme të cilët nuk shfaqnin faktorë të rrezikut për goditje si diabeti apo sëmundje  zemre. Studimi u fillua në vitin 1987 dhe pjesëmarrësit u ndoqën deri në vitin 2011 për të parë se sa prej tyre pësuan goditje. Gjatë kësaj hapësire 23 vjeçare, në mesin e 11,601 pjesëmarrësve u raportuan 699 goditje.

Për të parë nëse konsumimi i proteinave ishte i lidhur me rrezikun e goditjes, studiuesit krahasuan ata që konsumonin mesataren më të ulët të proteinave në ditë, 1.7 oz, me ata që konsumonin më shumë, 3.3 oz dhe lidhjen e tyre me goditjet. Ata gjetën se rreziku i goditjeve ishte tronditës, 41% më i lartë për burrat dhe gratë që konsumonin sasinë më të lartë të mishit të kuq.

Dhe mishngrënës ruani qetësinë. Duke qenë se studimi u bazua vetëm në vëzhgimin natyror, hulumtuesit nuk kanë kontroll mbi variablat, as parashikime se si ndryshimi i dietës tuaj mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut të goditjeve të ardhshme. Nëse do të hani mish të kuq, thjesht bëjeni me moderim: “Është mirë të hani mish të kuq – preferohet mishi i kuq i butë – për aq kohë sa kufizoni sasinë”, pohoi Dr. Haring.

Përagtiti: Brikela Daci / Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top