Studim

September 20, 2018 | 13:17

Studim / Nënat me shumë fëmijë më të rrezikuara nga Alzheimer

Një studim korean i kryer në Universitetin Kombëtar të Seulit zbuloi se gratë që kanë lindur 5 ose më shumë fëmijë kanë më shumë gjasa të preken nga  Alzheimer. Gratë që kanë abortuar, vullnetarisht apo jo, janë gjithashtu në rrezik.

Më shumë lindje, më shumë rreziqe

Hulumtuesit kombinuan të dhënat nga dy studime të pavarura që përfshinin gjithsej 3,549 gra. Në total, 118 gra u sëmurën me Alzheimer dhe 896 zhvilluan një dëmtim të lehtë njohës. Gratë që kishin 5 ose më shumë fëmijë kishin 70% më shumë gjasa për të zhvilluar Alzheimer-in sesa ato me më pak fëmijë. Nga 716 gra me pesë ose më shumë fëmijë, 59 zhvilluan sëmundja Alzheimer, në krahasim me 53 nga 2751 grave me më pak fëmijë. Rezultatet mbetën të njëjta pasi studiuesit morën në konsideratë faktorë të tjerë.

Lidhja me kujtesën

Përveç grave që lindën, shkencëtarët gjithashtu analizuan ato që kishin abortuar. Rezultatet treguan se gjysma e grave që kishin pasur një abort mund të prekeshin nga Alzheimer. Në testet mbi aftësitë e kujtesës dhe të menduarit, gratë që kishin 5 ose më shumë fëmijë arritën rezultate më të ulëta se femrat që kishin më pak fëmijë.

Sipas studiuesve, këto ndryshime mund të jenë për shkak të hormoneve: rritja modeste e niveleve të estrogjenit në tremujorin e parë të shtatzënisë është brenda kufijve optimalë për mbrojtjen e aftësive të të menduarit, shpjegojnë autorët. Nëse këto rezultate konfirmohen, është e mundur të zhvillohen strategji hormonale për sëmundjen Alzheimer.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top