Studim

March 4, 2020 | 8:12

Studim / Njerëzit që kanë vazhdimisht ftohtë jetojnë më gjatë

Njerëzit që kanë vazhdimisht ftohtë jetojnë më gjatë. Hulumtuesit nga Washington University School of Medicine nga St. Louis kanë zbuluar lidhjen mes temperaturës më të ulët të trupit dhe jetës më të gjatës. Po ashtu kanë zbuluar se si njerëzit të cilët hanë më pak kanë temperaturë më të ulët të trupit në krahasim me ata që hanë më shumë.

Shkencëtarët dyshojnë se ndryshimet hormonale të cilat kursejnë energjinë dhe ngrohtësinë, ngadalësojnë metabolizmin dhe zgjasin jetën, duke hapur kështu rrugën për krijimin e pilulës e cila do të zgjasë jetën. Të dhënat e reja lidhin dietën ekstreme te kafshët me muaj dhe vite shtesë të jetës. Për shembull, reduktimi me 30% i konsumit të kalorive te minjtë, mund t’ua zgjasë jetën me 50% më shumë se jetëgjatësia mesatare e minjve.

Shkencëtarët përpiqen të kuptojnë se cila është lidhja mes të ushqyerit dhe jetëgjatësisë, me shpresën që të krijojnë pilulat që do ta imitojnë procesin, por pa ndryshime drastike në mënyrën e të ushqyerit. Hulumtimi më i ri ka vëzhguar se si reduktimi i kalorive ndikon në temperaturën e brendshme trupore, në matjen e brendshme e cila mesatarisht është 37 gradë celsius dhe zakonisht është pak më e madhe se temperatura në lëkurë.

Shkencëtarët kanë zgjedhur 24 vullnetarë në mesin e të pesëdhjetave dhe u kanë dhënë termometra “pilula” të cilat regjistrojnë temperaturën e brendshme të trupit kur përtypen. Vullnetarët kanë reduktuar konsumimin e kalorive për të paktën 25% në periudhën deri 15 vjet.

Po ashtu pilula u kanë dhënë edhe njerëzve të së njëjtës moshës që kanë ngrënë në mënyrë normale dhe grupit të vrapuesve në distanca të gjata.

“Njerëzit të cilët reduktonin kaloritë kanë pasur temperaturën më të ulët të trupit mesatarisht prej 0.2 gradë celsius, çka tingëllon si zvogëlim modest, por statistikisht është i rëndësishëm dhe shumë i ngjashëm me zvogëlimin që kemi vërejtur tek minjtë jetëgjatë me kalori të kufizuara,” shpjegon udhëheqësi i hulumtimeve, Luigi Fontana.

“Interesant është fakti që vrapuesit e qëndrueshëm, të cilët kanë moshë të njëjtë dhe janë të dobët nuk kanë reduktim të ngjashëm të temperaturës trupore. Dihet që njerëzit të cilët kufizojnë kaloritë e të ngrënit ndihen më ftohtë se njerëzit normal sepse kanë metabolizëm më të ngadalshëm, dhe temperaturë më të ulët trupore,” shton shkencëtari.

Fontana thekson që nuk është qartë nëse reduktimi i madh i konsumit të kalorive, apo diçka tjetër zvogëlon temperaturën e brendshme trupore. Por, ai beson se si temperatura e zvogëluar përbën një nga çelësat e jetëgjatësisë.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top