Studim

September 6, 2018 | 14:46

Studim / Njerëzit që pëlqejnë të qëndrojnë në shtëpi janë më të mençur

Nëse preferoni të qëndroni në shtëpi dhe zakonisht e dini se si të përfitoni nga vetë shoqëria, tashmë keni një arsye të fortë për t’u siguruar të tjerëve për preferencën tuaj për “vetminë”: sipas zgjedhjes suaj ju mund të tregoni se jeni më të zgjuar se ata që duan të dalin gjithë ditë.

Njerëzit që e duan vetminë kanë një IQ më të lartë

Një studim shkencor i botuar nga Journal of Psychology ka treguar se ata që ndjehen më mirë kur kanë pak ndërveprime sociale, duke iu përshtatur më mirë miqësive me pak njerëz, kanë një IQ shumë më të lartë. Gjatë studimit, rreth 15,000 njerëz u vlerësuan nga një shumëllojshmëri e gjerë e religjioneve, vendeve, prejardhjeve etnike, gjinisë dhe gjendjes financiare.

Rezultati përfundimtar ishte se dëshira për të qëndruar në shtëpi në mënyrë të qartë korrespondon me një IQ më të lartë. “Njerëzit më të mençur përjetojnë më pak mirëqenie me kontakt më të madh ndërpersonal me të njohurit, miqtë dhe familjen e tyre”, tha një nga psikologët përgjegjës për studimin.

Ekipi i studiuesve, të udhëhequr nga psikologu Norman Li dhe Satoshi Kanazaëa, zbuloi se njerëzit që jetojnë në zona të populluara janë më pak të lumtur, ata që jetojnë në komunitete më të vogla, duke shpenzuar më shumë kohë së bashku me njerëzit e besuar ata janë më të lumtur në fusha të ndryshme të jetës së tyre.

Megjithatë, kur studiuan njerëzit me IQ të lartë, u tregua se ata shfaqin të njëjtën lumturi dhe ndjenjë kënaqësie kur janë vetëm, të ngjashëm me ata që jetojnë në komunitete më të vogla.

Njerëzit më të mençur shpesh tregojnë se nuk kënaqen me shoqërimin, duke preferuar të qëndrojnë vetëm. Dhe zbulime të tilla mund të na bëjnë më të vetëdijshëm nëse truri ynë është zhvilluar siç duhet për të përballuar mënyrat e jetesës.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top