FB

October 31, 2023 | 8:08

Studim / Njerëzit që zgjohen herët janë më të lumtur

Sipas një studimi të fundit të kryer në Kanada, njerëzit që zgjohen herët në mëngjes janë më të lumtur se sa ata që zgjohen vonë.

Studiuesit e Universitetit të Torontos kanë arritur në përfundimin se kush zgjohet herët, ka më shumë mundësi mirëqenieje. Ndryshe ndodh me grupin që zgjohet vonë, që janë kryesisht të rinjtë. Ata që e kanë të vështirë të ngrihen nga krevati në mëngjes janë dembelët që e nisin ditën vonë dhe pa ritëm.

Gjatë anketës, në të cilën morën pjesë një grup prej 450 personash (mosha 18 deri 38 vjeç) dhe një grup tjetër prej 300 personash (mosha 59 deri 79 vjeç), ka rezultuar se grupi i të moshuarve kishte tendencën të zgjoheshin herët në mëngjes, kurse më të rinjtë flinin vonë në darkë dhe, si rrjedhojë, zgjoheshin vonë në mëngjes.

Nga personat e grupmoshës rreth të 60-ve, vetëm 7 % flinin vonë, ndërsa nga grupi i të rinjve, vetëm 7 % kishin një jetë me ritëm në mëngjes.

Personat më të vjetër në moshë janë ata që zgjohen më herët në mëngjes dhe japin më shumë energji pozitive se sa të rinjtë, deklarojnë studiuesit.

Përfitimet që sjell kjo janë disa dhe i referohen më së shumti kohës dhe qetësisë:

Koha për të ngrënë mëngjesin

Koha për aktivitet sportiv

Koha për t’u përgatitur për punë

Koha në trafik

Të zgjohesh herët në mëngjes ndikon në mirëqenien emocionale. Ndoshta për shkak se kjo normë përputhet më shumë me organizimin e shoqërisë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top