FB

April 16, 2022 | 10:15

Studim / Nuk duhen shumë ushtrime për të luftuar depresionin

Ngrihuni dhe lëvizni, pasi edhe doza të vogla të aktivitetit fizik, si ecja e shpejtë, mund të ulin ndjeshëm rrezikun e depresionit, sipas një analize të re të të dhënave.

“Shumica e përfitimeve realizohen kur kaloni nga mungesa e aktivitetit në pak aktivitet”, shkruajnë autorët e studimit. Nivelet e rekomanduara të ushtrimeve në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, përfshijnë aktivitet aerobik në nivele të moderuara (të tilla si ecja e shpejtë) për 2,5 orë në javë, së bashku me një stërvitje të të gjitha grupeve kryesore të muskujve dy herë në ditë.

Gjithashtu, një person mund të zgjedhë një ushtrim të fuqishëm aerobik, si vrapimi, për 1.25 orë çdo javë, së bashku me të njëjtën sasi stërvitjeje forcash. Ushtrimet e moderuara deri të fuqishme janë të mira për ne, sipas CDC. Përmirësojnë gjumin; ulin presionin e gjakut; mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri; reduktojnë stresin; rrisin humorin dhe luftojnë ankthin dhe depresionin. Por në botën e sotme të ngarkuar shumë njerëz e kanë të vështirë të gjejnë kohë për një vrapim ose të shkojnë në palestër. Duke shtuar dhe depresionin motivimi për ushtrime bie edhe më tej, thonë ekspertët.

Çdo pak ndihmon

Meta-analiza, e botuar të mërkurën në revistën JAMA Psychiatry, shqyrtoi 15 studime që përfshinin mbi 190,000 njerëz për të përcaktuar se sa ushtrime nevojiteshin për të reduktuar depresionin. Të rriturit që bënin aktivitete ekuivalente me 1.25 orë ecje të shpejtë në javë kishin një rrezik 18% më të ulët të depresionit krahasuar me ata që nuk ushtroheshin, tha studimi.

Lëvizja deri në një “vëllim aktiviteti të barabartë me 2.5 orë ecje të shpejtë në javë u shoqërua me 25% rrezik më të ulët të depresionit”, thanë autorët e studimit. Përfitimet ishin më të forta kur një person kaloi nga të qenit pasiv në shtimin e lëvizjeve në ditë, tha studimi. Megjithatë, ushtrimet mbi nivelet e rekomanduara nuk dhanë ndonjë përfitim shtesë.

“Për rrjedhojë, gjetjet tona kanë implikime të rëndësishme për praktikuesit e shëndetit që bëjnë rekomandime për stilin e jetës, veçanërisht për individët joaktivë të cilët mund ta perceptojnë objektivin aktual të rekomanduar (të ushtrimeve) si jorealist”, shkruajnë autorët.

Hulumtim paraprak

Një studim i publikuar në 2018 gjeti rezultate të ngjashme: njerëzit që ushtroheshin kishin rreth 43% më pak ditë me shëndet të dobët mendor.

“Edhe vetëm ecja vetëm tre herë në javë duket se u jep njerëzve një shëndet më të mirë mendor sesa të mos ushtrohen fare”, tha për CNN autori i studimit Adam Chekroud, një asistent profesor i psikiatrisë në Universitetin Yale.

Ushtrimi në seanca 45-minutëshe tre deri në pesë herë në javë ishte më i dobishëm për përmirësimin e shëndetit mendor, zbuloi studimi i vitit 2018. Megjithatë, edhe kryerja e punëve të shtëpisë reduktoi ditët e këqija të shëndetit mendor me rreth 10%, tha studimi.

Një studim i publikuar në vitin 2020 zbuloi se edhe ushtrimet e lehta ndihmuan në mbrojtjen e fëmijëve kundër zhvillimit të depresionit. Studimi i vitit 2020 zbuloi se 60 minuta lëvizje të thjeshta çdo ditë në moshën 12-vjeçare lidheshin me një ulje mesatare prej 10% të depresionit në moshën 18-vjeçare.

Llojet e lëvizjes përfshinin vrapimin, ecjen me biçikletë dhe ecjen, si dhe aktivitete të tilla si bërja e punëve, piktura ose luajtja e një instrumenti.

 

 

Burimi / https://edition.cnn.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top