FB

April 16, 2022 | 10:36

Si ta kalojmë më lehtë periudhën e menopauzës…

Menopauza është një periudhë e vështirë në jetën e çdo gruaje. Mjafton thjesht të pajtohemi me kapitullin tjetër të rrugëtimit tonë hormonal…

nintchdbpict000318046280-1200x630

Çrregullimi i gjumit është një nga ankesat më të zakonshme të atyre që kalojnë në menopauzë, duke prekur të paktën 40-60% prej nesh. Mes djersitjeve të natës dhe afsheve të nxehta, gjumi gjatë menopauzës mund të duket i pamundur. Ndërsa afshet e nxehta raportohen nga deri në 85% e grave në menopauzë, shkaku i saktë i këtyre ndryshimeve në temperaturë është i panjohur. Teorizohet se ato vijnë nga një rivendosje ose ngushtim i sistemit termorregullues të shoqëruar me luhatje ose humbje të prodhimit të estrogjenit. Këtu janë disa ide për t’ju ndihmuar të krijoni ritualin tuaj të ëndërruar të gjumit:

1. Bëjini vetes një dush të ngrohtë

Dushi është një nga mënyrat më relaksuese për t’u çlodhur në fund të ditës. Një studim i fundit zbuloi se marrja e një dushi të ngrohtë, një deri në dy orë para gjumit, mund të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të gjumit dhe t’ju ndihmojë të flini më shpejt.

2. Fikni pajisjet elektronike

Me siguri e keni dëgjuar këtë më parë, por për të përgatitur mendjen për pushim, është e rëndësishme të mbyllni të gjitha pajisjet që e stimulojnë atë. Drita blu ndërhyn në prodhimin e melatoninës, duke bërë që truri të mendojë se është ende ditë. Nëse nuk mund të shmangni pajisjet elektronike para gjumit, merrni parasysh të mbani syze që bllokojnë dritën blu për të minimizuar ekspozimin 60 deri në 90 minuta para gjumit.

3. Merrni një suplement mbështetës

Marrja e një ndihmese natyrale të gjumit mund të ndihmojë në largimin e stresit të rënies në gjumë.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.mindbodygreen.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top