Studim

November 2, 2020 | 9:58

Studim / Omega-3 ndihmon njerëzit të mbrohen nga sulmet në zemër

Dieta është një faktor i rëndësishëm, në fakt faktori më i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Sipas një studimi të ri të botuar në Journal of the American College of Cardiology, shtimi në dietë i acideve yndyrore omega-3 mund të jetë veçanërisht i shëndetshëm për zemrën.

Studimi zbuloi se një kombinim i ushqimeve të pasura me acid eicosapentaenoic (EPA) omega-3 dhe acid alfa-linolenic (ALA) omega-3 ul rrezikun e vdekjes deri në tre vjet tek pacientët me sulm në zemër.

Çfarë zbuloi kërkimi?

Studimi ka monitoruar 944 të rritur që ishin mesatarisht 61 vjeç. Ndërsa ishin në spital, secilit pjesëmarrës iu mor gjak për të përcaktuar nivelet fillestare të omega-3. Pastaj, studiuesit panë nëse njerëzit që kishin më shumë omega-3 në kohën e sulmit të tyre në zemër do të ishin më të mbrojtur tre vjet më vonë, krahasuar me ata me nivele të ulëta.

Nga vëzhgimi rezultoi se njerëzit me omega-3 më të larta ALA ulën rrezikun e tyre të vdekjes, në përgjithësi, ndërsa ata me nivele më të larta të EPA ulën rreziqet e vdekjes në lidhje me zemrën. Hulumtimet kanë treguar se sulmet e dyta në zemër janë fatale në 36% të burrave dhe 47% të grave, duke e bërë këtë faktor potencial parandalues premtues.

Si të shtoni më shumë omega-3 në dietën tuaj

Ushqimet që përmbajnë EPA mund të përmendim peshq të yndyrshëm, si ton, salmon, goca deti, skumbri, harengë dhe sardele. Ushqimet me bazë bimore që përmbajnë ALA përfshijnë arra, farë liri, fara chia dhe perime deti.

“Ajo që është e re në lidhje me këtë hulumtim është se ALA dhe EPA janë partnerë në përmirësimin e rezultateve afatgjata të personave që vuajnë nga sulmi në zemër”, tha autori i studimit Aleix Sala-Vila. “Konsumimi i omega-3 duket se ofron mbrojtje të madhe.”

Përfundim

Të konsumosh një dietë të pasur me acide yndyrore omega-3 bën mirë për shëndetin e përgjithshëm, por mund të jetë veçanërisht i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga sulmet në zemër dhe sëmundjet kardiovaskulare.

 

 

Burimi / https://www.mindbodygreen.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top