Këshilla & Arsye

November 2, 2020 | 10:18

Frutat më të mira të vjeshtës dhe dimrit, që kanë më pak kalori

Së bashku me perimet, konsumi ditor i frutave është pjesë e dietës korrekte. Në veçanti, ajo e bazuar në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar me shumë vitamina dhe fibra që janë të çmuara për trupin.

Kështu që, më poshtë jepet lista e frutave më të mira të vjeshtës dhe dimrit, të cilat janë me më pak kalori.

Luleshtrydhe

Është një frut që ka pak kalori pavarësisht ëmbëlsisë. Në fakt, 100 gramë luleshtrydhe kanë vetëm 33 kalori.

Limonët

Krahasuar me luleshtrydhet, marrja kalorike e limonëve është edhe më e ulët me vetëm 29 kalori për 100 gramë. Për më tepër, limoni është një antioksidant i fuqishëm natyral dhe gjithashtu një ushqim që ju lejon të furnizoheni me vitaminë C.

Grejpfrut

42 kalori për 100 gram grejpfrut, i cili është një frut që shquhet për marrjen e vitaminave dhe fibrave. Por edhe të kripërave minerale, nga kaliumi te magnezi, duke kaluar tek fosfori dhe kalciumi.

Portokalli

Pak më kalorik, por jo shumë, krahasuar me grejpfrutin, me 47 kalori për 100 gramë. Në dietë, si frut i vjeshtës dhe dimrit, portokalli nuk duhet të mungojë kurrë. Ai është në të gjitha aspektet një fryt i shëndetit, i cili ndër të tjera është gjithashtu dhe një ilaç i shkëlqyeshëm natyral për parandalimin e ftohjeve dhe sëmundjeve të tjera sezonale.

Kivi

Një frut shumë i shijshëm me një përmbajtje kalorish prej 61 kalori për 100 gramë. Gjithashtu kivi është i pasur me vitaminë C dhe kalium.

 

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top