Studim

October 22, 2020 | 10:48

Studim / Pirja e çajit jeshil dhe kafesë ul rreziqet e diabetit

 

Nëse keni menduar të hiqni dorë nga kafeina, mund ta rishikoni edhe njëherë këtë mendim, sidomos njerëzit me diabet të tipit 2. Studimi i ri tregon se pije të caktuara me kafeinë mund të kenë efekte mbrojtëse. Një studim i botuar në BMJ Open Diabetes Research & Care Journal zbuloi se pirja e zakonshme e çajit jeshil dhe kafesë mund të ulë rrezikun e vdekjes nga diabeti i tipit 2.

Çfarë zbuloi kërkimi?

Për të studiuar efektet e mundshme mbrojtëse të këtyre dy pijeve, studiuesit vëzhguan 4.923 pacientë japonezë me diabet të tipit 2. Pjesëmarrësit ishin mesatarisht 66 vjeç dhe u studiuan gjatë pesë viteve.

Secili pjesëmarrës plotësoi një pyetësor duke detajuar zakonet e tyre të ushqimit dhe pijeve, përfshirë sa kafe dhe çaj jeshil pinin çdo ditë. Faktorë të tjerë të jetesës, të tilla si pirja e duhanit, ushtrimet fizike, konsumimi i alkoolit dhe cilësia e gjumit, u morën gjithashtu parasysh. Ja çfarë gjetën ata:

Zakonet e përditshme të çajit jeshil:

  • 607 pjesëmarrës nuk pinin fare çaj jeshil
  • 1,143 pinin deri në një filxhan
  • 1,384 pinin 2 deri në 3 gota
  • 1, 784 pinin 4 ose më shumë gota

Zakonet e përditshme të kafesë:

  • 994 pjesëmarrës nuk pinin fare kafe
  • 1,306 pinin deri në një filxhan
  • 963 pinin një filxhan
  • 1,660 pinin dy ose më shumë

Gjatë gjithë studimit, 309 njerëz vdiqën, kryesisht nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare. Studimi tregon se njerëzit që pinin kafe, çaj jeshil ose të dyja kishin më pak gjasa të vdisnin nga faktorët e rrezikut të diabetit (sëmundjet e qarkullimit të gjakut, çmenduria, kanceri dhe frakturat e kockave).

Sa shumë duhet pirë në një ditë.

Konsumimi i çajit jeshil uli rrezikun e tyre me 15% (deri në një filxhan në ditë), 27% (dy deri në tre filxhanë) dhe 40% (katër ose më shumë gota). Pirësit e kafesë ulën rrezikun e tyre përkatësisht me 12%, 19% dhe 41%.

Sipas gjetjeve pjesëmarrësit që dyfishuan pijet e tyre ditore ishin edhe më të mbrojtur nga faktorët e rrezikut të diabetit. Pirja e katër ose më shumë gotave çaj jeshil çdo ditë dhe dy ose më shumë filxhanë kafe shoqërohej me 63% më pak rrezik vdekjeje.

 

 

Burimi / https://www.mindbodygreen.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top